Lajme Zone
“Bastardët”: Zhytësi denoncon ndotjen masive në detin Jon
Të tjeraJOQ Albania

“Bastardët”: Zhytësi denoncon ndotjen masive në detin Jon

Skenat panoramike dhe uji me ngjyrë kristale i plazheve të jugut po fshehin një realitet shqetësues në brendësi të tyre. Një zhytës ka ngritur zërin për shkallën e lartë të ndotjes në sipërfaqen e Detit Jon, duke publikuar pamje që tregojnë qartë se mbetjet nuk ndodhen më vetëm në breg, por kanë pushtuar edhe detin.

Nga pamjet e siguruara, vihet re një sasi e konsiderueshme mbeturinash plastike, shishe, kanaçe dhe ambalazhe të ndryshme.

Sipas denoncimit, shkaktarët kryesorë të kësaj situate janë turistët e shumtë që vizitojnë gjatë sezonit këto plazhe me mjetet e tyre lundruese si skafet, jahtet apo anijet turistike dhe i hedhin mbetjet drejtpërdrejt në det pa asnjë përgjegjësi apo ndërgjegjësim mjedisor.

Kjo situatë konsiderohet një goditje e rëndë për faunën dhe florën detare në jug të vendit, si dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për imazhin e turizmit shqiptar. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)