Lajme Zone
Zjarri në rrethinat e Tiranës, situatë alarmante! E pamundur ndërhyja e zjarrfikësve, shkak terreni i vështirë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në rrethinat e Tiranës, situatë alarmante! E pamundur ndërhyja e zjarrfikësve, shkak terreni i vështirë

Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha.

Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha. Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri.

Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën. LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin

Aktualitet Top Channel