Një konflikt mes një çifti është filmuar pasditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një çift është përfshirë në një konfrontim fizik në sy të qytetarëve.
Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, ata shihen duke u përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa situata tensionohet dhe për disa momente duket se konflikti mund të përshkallëzohet.
Në një moment, gruaja dëgjohet t’i drejtohet burrit me fjalët: “Unë të vr*s fare, po të them!”
Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, disa turistë që ndodheshin pranë kanë ndërhyrë bashkë me të për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën. Ndërhyrja e qytetarëve ka bërë që konflikti të marrë fund.
Dëshmitari thotë se çifti më pas është larguar nga vendi, ndërsa pak më vonë kanë mbërritur edhe fëmijët e tyre. Sipas tij, policia nuk është njoftuar dhe nuk ka pasur ndërhyrje të uniformave blu.
Në vend të një konflikti të mëtejshëm, ishin qytetarët dhe turistët ata që u detyruan të ndërhynin për të ndarë çiftin dhe për t’i dhënë fund përplasjes. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

