Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore në lidhje me 'Sterilizimin'. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se Beqaj është paraqitur në GJKKO pa avokat. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv Ilir Beqaj shoqërohet me polic për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar. Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal. LEXO EDHE:Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën Beqaj la qelinë gati 25 muaj pas arrestimit në 4 korrikun e vitit 2024. Lajm ne perditesim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: sterilizimi GJKKO ilir beqaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 4521 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
