Lajme Zone
Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Komisionin e Ligjeve/ PD kërkon seancë dëgjimore, Manja e miraton
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Komisionin e Ligjeve/ PD kërkon seancë dëgjimore, Manja e miraton

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme zhvillimin e një seance dëgjimore publike mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme zhvillimin e një seance dëgjimore publike mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. PD kërkoi të thirren në seancë dëgjimore për të dhënë mendimin e tyre institucionet dhe shoqatat që kanë interes në këtë çështje, si Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Këtë kërkesë e ka propozuar në Komisionin për Çështjet Logjore edhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Pas kërkesës së Bylykbashit, Ulsi Manja ka miratuar kërkesën për këtë seancë dëgjimore, duke spostuar orain nga ora 15:00 në orën 13:00.

Oerd Bylykbashi: Fakti që ne jemi komision përgjegjës, duhet të presim edhe qëndrimet e komisioneve të tjera. Kjo tregon çfarë lloj procesi legjislativ kemi këtu në Parlament. Është një nga ato ligje që kërkuan punë prej muajsh. Një nga vërejtjet kryesore të GJK ishte që projektligjit i mungonte konsultimi me grupet e interesit, sërish rezulton e njëjta gjë. Ata pritën që Parlamenti brenda afatit të kishte marrë një vendim dhe të miratonte ndryshimet ligjore të kërkuara. KLGJ dhe KLP morën qëndrime dhe vendime prej një krize kushtetuese, sepse Parlamenti nuk respektoi vendimet e GJK.

1/3 e deputetëve të komisionit ka bërë kërkesë për seancë dëgjimore me KLGJ, KLP, Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën e Prokurorëve të Republikës, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës së Lartë. Bëmë kërkesë për seancë brenda orës 15:00, në mënyrë që Parlamenti dhe ky komision, kur të marrin vendim, të ketë dëgjuar mendimin e tyre.

Ulsi Manja: Kemi në thelb një kërkesë për procedurë. Ne i kemi marrë opinionet me shkrim edhe të KLP dhe KLGJ, edhe të shoqatave. Por kjo nuk do të thotë se opinionet me shkrim zëvendësojnë seancat dëgjimore. Siç e ka Kuvendi i Shqipërisë këtë projektligj për konsultim publik, është në faqen e Kuvendit. Ai i është nënshtruar konsultimit. Për sa i përket kërkesës së Bylykbashit, rregullorja e re nuk ka lënë hapësirë për diskutim nëse duhet bërë seancë apo jo.

Kështu që, ndërkohë që ne besoj shprehemi për t’u realizuar seanca sot, unë u propozoj kolegëve që seanca dëgjimore me institucionet e kërkuara të zhvillohet sot, ndërkohë që ne do të vazhdojmë me prezantimin në parim të projektligjit dhe pas prezantimit, që nga ky moment të njoftojmë për në orën 13:00 listën e institucioneve që do të vijnë këtu për t’u dëgjuar. Miratohet kërkesa për seancë dëgjimore, ora spostohet në orën 13:00. Top Channel