Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, megjithëse anonime, për herë të parë foli dje dhe deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duhet të përballej me drejtësinë pastaj të hidhte akuza. Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh/ Qeveria e Ramës sfidon ish-zv.kryeministrin
11 Shtator, 11:36 E drejtë kërkesa e ministres. Do të ishte mirë që të njëjtin qëndrim qeveria të na mbante edhe për Erion Veliajn.
Ahmetaj ka ikur, është në arrati. Që në momentin e parë ka pasur përplasje me drejtësinë, pa folur për më tepër për deklarimet që ka bërë kryeministri për dardhat e kumbullat pas shpine.
Ndërsa Erion Veliaj, që e mbështeste drejtësinë e re, që thoshte se SPAK-u është një institucion i suksesshëm, është arrestuar. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Mbahet në qeli dhe ajo që është më kryesorja, më thelbësorja, është se prej korrikut të vitit të shkuar nuk shkon në gjykatë.
Pra, kemi dy raste të ndryshme: njëri në arrati që denoncon qeverinë dhe tjetri në burg që nuk shkon të gjykohet megjithëse janë çuar në gjykatë të gjitha faktet, dokumentet dhe dosja me mbi 60 mijë faqe me prova. Erion Veliaj, prej një viti e tre muaj nuk pranon të gjykohet 7 Shtator, 15:26 Pra, prej 14 muajsh Erion Veliaj nuk pranon të gjykohet, shtyn seancat pafundësisht, megjithëse është në burg dhe është në Shqipëri. Sipas ministres anonime të Ramës, Ahmetaj duhet të vijë të përballet me drejtësinë. Po Erion Veliajt që është këtu dhe është në qeli, pse nuk i thonë të shkojë të përballet me drejtësinë.
Kështu do të mësonin se sa i ndershëm apo i pandershëm është Erion Veliaj.
Ndoshta po të ishte përballur në gjykatë me faktet, gjyqi do të kishte përfunduar dhe e vërteta do të kishte dalë në shesh. SPAK mbylli hetimet për Veliajn/ Dorëzon 500 faqe akuzë, 60 mijë faqe dokumente e prova
23 Korrik, 15:09 Por Erion Veliaj i di mirë faktet dhe provat që ka, zullumet që ka bërë dhe nuk ka zgjedhur të përballet me drejtësinë, por ka zgjedhur të shtyjë gjyqet, të shtojë familjen nga burgu dhe përballë saj na qëndron morali që na bën një ministre anonime e Ramës e cila na thotë se Ahmetaj duhet të vijë të përballet me drejtësinë.
Po Erion Veliajt, që është në burg dhe nuk shkon në gjykatë, pse nuk i thoni të përballet me drejtësinë?/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

