Lajme Zone
“Standard i dyfishtë dhe hipokrizi” – Çitaku me reagim të ri ndaj ambasadorit britanik
PolitikëTelegrafi

“Standard i dyfishtë dhe hipokrizi” – Çitaku me reagim të ri ndaj ambasadorit britanik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke e akuzuar atë për standard të dyfishtë në raport me çështjen e pavarësisë së drejtësisë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke e akuzuar atë për standard të dyfishtë në raport me çështjen e pavarësisë së drejtësisë.Çitaku ka rikujtuar qëndrimet e ambasadorit britanik në mbështetje të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke iu referuar deklarimeve se Britania e Madhe nuk ndërhyn në çështjet gjyqësore dhe se beson në drejtësinë e pavarur. Në reagimin e saj, deputetja e PDK-së ka sjellë në vëmendje edhe raportimet për një telefonatë të vitit 2024 mes ish-sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, dhe kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.Qeveria britanike ka konfirmuar se telefonata mes Cameronit dhe Khanit është zhvilluar më 23 prill 2024, ndërsa pretendimet se gjatë saj është ushtruar presion ndaj kryeprokurorit janë bërë nga vetë Khan dhe janë raportuar nga mediat. David Cameron ishte sekretar i Jashtëm britanik nga nëntori 2023 deri në korrik 2024.Duke iu referuar këtij rasti, Çitaku ka kritikuar faktin që, sipas saj, ambasadori Hargreaves nuk ka reaguar publikisht.“Kjo heshtje është e vështirë të mos shihet si standard i dyfishtë dhe si hipokrizi: në Kosovë flitet vazhdimisht për pavarësinë e drejtësisë dhe mosndërhyrjen në çështjet gjyqësore, ndërsa përballë një rasti që prek drejtpërdrejt Britaninë e Madhe, heshtja duket se është zgjedhja e ambasadorit”, ka shkruar Çitaku.Ajo ka theksuar se pajtohet me parimin e pavarësisë së drejtësisë, por ka kërkuar që i njëjti standard të vlejë në çdo rast.“Nëse drejtësia duhet të jetë e pavarur, e që pajtohem se duhet të jetë, atëherë duhet të jetë e pandikuar dhe e pavarur për të gjithë. Edhe kur bëhet fjalë për ju, zoti ambasador!”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi.