Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Spiropali dorëzon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë: Iu përgjigja thirrjes së kryetarit! Kërkesë për bashkim, jo përçarje


Në një deklaratë për gazetarët, Spiropali thotë se dokumenti është i hapur dhe kërkon të adresojë kërkesat dhe problematikat e shqiptarëve përmes energjisë së PS. Mocioni adreson edhe çështjet e personave që kanë problem me drejtësinë, pranoi Spiropali për Report Tv, pa u thelluar më tej në përgjigjen e saj.

Thirrjes së kryetarit socialist, Edi Ramës për dorëzimin e një drafti për marrëveshjen e re për Shqipërinë, deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur me dorëzimin e një mocioni në Asamblenë e PS. Në një deklaratë për gazetarët, ajo thotë se dokumenti është i hapur dhe kërkon të adresojë kërkesat dhe problematikat e shqiptarëve përmes energjisë së PS. “Sapo dorëzova në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nga ana ime premtimi u mbajt dhe iu përgjigja thirrjes së kryetarit. Nuk është vetëm një dokument imi, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS. Ia kam drejtuar kryetarit të PS, anëtarëve, kryeministrit dhe Asamblesë. Do të jetë e hapur sepse çdo marrëveshje për Shqipërinë s’mund të hartohet nga 1 apo 10 individë por të shprehë vullnetin e shumicës shqiptare që në këtë moment kërkon më shumë përfaqësim, demokraci, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit, model ekonomik që i përgjigjet nevojave dhe të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim, janë ata që presin më shumë na ne dhe unë kam gjithë besimin që kjo shumicë qeverisëse dhe PS i ka të gjitha mundësitë për t’iu përgjigjur kësaj kërkese”, tha Spiropali. LEXO edhe...Reforma zgjedhore, Konferenca e Kryetarëve miraton shtyrjen deri në nëntor me votat e PS Deputetja socialiste tha se mocioni nuk paraqet kurrsesi fraksion apo përçarje. “Kjo s’është kërkesë për fraksion apo përçarje, është kërkesë për bashkim të të gjithë energjive progresiste të PS. Ne duhet t’u përgjigjemi qytetarëve jo me arrogancë, por me përulësi duke i dëgjuar dhe kanalizuar në rrugë edhe institucionale kërkesave të tyre”, tha ajo. Mocioni adreson edhe çështjet e personave që kanë problem me drejtësinë, pranoi Spiropali për Report Tv, pa u thelluar më tej në përgjigjen e saj. “Po, edhe drejtësia adresohet. Është një nga çështjet kryesore. Ka qenë një nga krenaritë tona dhe duhet të vazhdojë të jetë”, tha ajo duke shtuar se gjithçka do të bëhet e qartë kur të publikohet mocioni. P.J/E.H/ReportTv.al elisa spiropali PS asambleja e PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 3442 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?