Lajme Zone
‘Specifikime që përjashtojnë konkurrencën’, lum ankesash ndaj garave të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, dhjetëra milionë euro të bllokuar në KPP
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Specifikime që përjashtojnë konkurrencën’, lum ankesash ndaj garave të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, dhjetëra milionë euro të bllokuar në KPP

Kompanitë e përfshira në garë pretendojnë një trajtim të pabarabartë dhe përdorim të specifikimeve teknike për t’i skualifikuar. Shkon deri në 50 mln euro vlera e tenderëve të bllokuar.

Disa dhjetëra procedura garash publike të zhvilluara nga operatori i Blerjeve të Përqëndruara janë bllokuar, për shkak të ankimeve të paraqitura në Komisionin e Prokurorimit Publik, nga operatorët që kanë konkurruar. Pothuajse të gjithë pretendojnë një trajtim të pabarabartë dhe përdorim të specifikimeve teknike për t’i lënë jashtë gare. Bllokimi mund të jetë me pasoja veçanërisht në mjaft gara që lidhen me furnizimin e spitaleve me pajisje të reja mjekësore. *** LEXO edhe...'22 milionë euro për beton' PD sulmon projektin për sheshin 'Nënë Tereza': Po shkatërron trashëgiminë e Tiranës Komisioni i Prokurimit publik po përballet me një lumë ankesash, ndaj një sërë garash të realizuara nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, (Obp) e drejtuar që prej muajit qershor nga Jonaid Myzyri. Obp, është shoqëria shtetërore e cila ka përgjegjësinë për organizimin e tenderëve për llogari të nevojave të institucioneve publike. Sipas Kapital.al, “nga data 15 shtator deri më 5 tetor 2026, plot mbi 30 procedura unike prokurimi të zhvilluara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara kanë përfunduar në KPP. Vlera totale neto e këtij bllokimi kap shifrën marramendëse mbi 50 milionë euro”. Mes tenderave të ngrirë, është rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit të Matit me vlerë mbi 339 milionë lekë, ndërsa pas tij u bllokua edhe projekti masiv për ndërtimin e godinës së re multifunksionale të Spitalit Rajonal të Korçës që kushton mbi 1.1 miliardë lekë. Bllokimet kanë përfshirë dhe furnizimet teknologjike, ku marrëveshja kuadër prej 278 milionë lekësh për pajisje bazë si autoklavat dhe gastro-kolonoskopët u godit nga ankesat e operatorëve në garë. Në shumicën e ankesave, problem shfaqen dokumentat e tenderit, dhe veçanërisht specifikimet teknike, truku kryesor që përdoret për të kufizuar në maksimum numrin e pjesmarrësve. Kompanitë flasin për shkelje të Nenit 3 të ligjit për prokurimet publike i cili “garanton trajtim të barabartë e jodiskriminues për operatorët ekonomikë nga autoritetet dhe entete kontraktore”. Shkeljeve të këtij neni, i shtohen dhe ato të nenit 36, në pikën 2 të të cilit saktësohet se “specifikimet teknike duhet të mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe ofertuesit dhe të mos shërbejnë si pengesa për konkurrencën e hapur në prokurimin publik”. Në të paktën një nga ankimet që Report Tv, shqyrtoi, për garën për një “Sistem Gastro-Kolonoskopi + Sistem Gastro-Kolonoskopi e Avancuar, me fond limit afro 280 mijë euro, një nga operatorët shprehet se specifikimet “janë mbështetur gjerësisht mbi produkin me origjinë kineze Aohua AQ-300 duke kufizuar pa arsye konkurrencën nga kompanitë lider në botë”. Në KPP, sipas Kapital.al, janë ngrirë mbi 592 milionë lekë aparatura anestezie e laparoskopie për Spitalin e Traumës (SUT), si dhe tenderi prej 313 milionë lekësh për akseleratorin e angiografin e dedikuar për neurokirurgjinë në QSUNT. Por nuk është vetëm shëndetësia, sektori që preket. Në fushën e arsimit, brenda këtij harku 20-ditor ka ngrirë plotësisht tenderi kombëtar prej më shumë se 322 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve mobilierie të shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm, pas denoncimeve të një operatori, për kritere të ngurta. Të bllokuara dhe fondet për mirëmbajtjen e mjeteve të Policisë së Fierit me vlerë 26.2 milionë lekë apo dhe projekti për ndërtimin e dallgëthyesit në bazën ushtarake detare të Pashalimanit me vlerë 22.7 milionë lekë. Nuk kanë shpëtuar as sektorët digjitalë. Kapital.al sjell shembullin e garës për sistemet e identifikimit biometrik AMAIS në Mullet prej 223 milionë lekësh, apo dhe ato të digjitalizimit të arkivave diplomatikë, e deri te bujqësia ku tenderat fushorë për projektin "Kadastra e Ullirit" në Vlorë e Fier kanë përfunduar në KPP. 10 tenderat kryesorë të bllokuar në KPP1. Ndërtimi i Godinës së Re, Spitali Rajonal Korçë 1.164.253.125,002. Aparatura dhe Pajisje Mjekësore për SUT (Anestezi/Laparoskopi) 592.050.466,673. Rikonstruksioni i Godinës Qendrore, Spitali Mat 339.857.171,664. Pajisje Mobilierie për Shkollat (Loti 1 - Kombëtar) 322.849.643,905. Angiograf dhe Akselerator për Neurokirurgji (QSUNT) 313.553.600,006. Marrëveshja Kuadër për Pajisje Mjekësore (Autoklava, Gastro-Kolonoskopë) 278.002.841,607. Sistemet e Identifikimit Biometrik (AMAIS - Mullet) 223.600.000,008. Mirëmbajtja e Mjeteve, Policia e Shtetit (Fier) 26.291.315,009. Projekt Dallgëthyesi dhe Bankinës (Pashaliman) 22.706.754,4310. Kadastra e Ullirit, Vlorë & Fier (Loti 1 & 2) 23.545.424,00 SI.E./ReportTv.al operatori i blerjeve te perqendruara KPP tendera jonaid myzyri Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3134 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?