Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet Bledi Mane. Në bisedën në ’Studio Live’ në Report Tv, gazetari përshkruan momentin kur ndodhej pranë një qendre tregtare në zemër të Tiranës dhe u rrethua nga grupi i protestuesve. Pjesa më e madhe ishin të mitur, tregon Mane dhe mendon se mund ta kenë ngatërruar për ndonjë deputet. LEXO edhe...Filip Çakuli: Kur protesta kërkon imunitet nga humori Bledi Mane: Ishte një organizim perfekt, unë jam befasuar. Rruga ishte me njerëz, turistë dhe nuk di nga mbinë. Nisi me një vezë, njëri nga djemtë më tha je me fat se vezët e tjera i qëlluam te parlamenti dhe vetëm një vezë i kishte mbetur dikujt. Nuk u tremba, flas si gazetar dhe si djalë. E ndjeva që ishte një detyrë, një porosi e marrë me emergjencë për të degjeneruar, diskredituar, gjuajtur, filmuar dhe bërë gjyqin publik. Fatkeqësisht dje s’kishte as video porno dhe e mori videoja ime me vezë. Po të kishte dje nga ato videot e bukura me eros, unë do të isha në periferi. -Ju i keni provokuar protestuesit? Bledi Mane: Unë i kam kundërshtuar që në fillim, por asnjëherë nuk kam shkuar te vendi i protestave të tyre. E respektoj të drejtën e protestës, kanë milionë arsye për të protestuar. Edhe ne gazetarët kemi vite që protestojmë, intervistat, investigimet, artikujt e gjithçka janë online. Përballja ishte mëshiruese. Ishin minorenë se ata qëlluan dhe ti s’ke ç’bën. Ata ndoshta do të kenë kujtuar ndonjë deputet anonim. Gazetari rrëzon çdo pretendim se ai i shërben qeverisë apo kryeministrit, siç protestuesit e akuzojnë. Qëndresën e tij para tyre e argumenton me mos të qenit asnjëherë i përfshirë në menaxhimin e parave publike. “Arsyeja pse unë qëndrova dhe nuk u largova është sepse unë s’kam asnjë mëkat publik, s’kam menaxhuar kurrë para publike, kurrën e kurrës. E vetmja akuzë është nga dhëndri i Sali Berishës që më thotë inspektor pyjesh në Kukës dhe deri më tani nuk ka dalë bordero zyrtare nga Thesari i Shtetit. Edhe sikur të isha dashnori politik i Ramës, në fund të ditës është një ministër i zgjedhur”, tha Mane. Siç ka deklaruar edhe në reagimin e tij pas sulmit, përgjegjës për sulmin gazetari bën Arlind Qorin dhe Agron Shehajn. Sipas tij, ka një listë gazetarësh ndaj të cilëve janë planifikuar sulme dhe ai që ndodhi ndaj tij, i parapriu gabimisht atyre ndaj Ylli Manjanit e Albatros Rexhajt. “Arlind Qori, e akuzoj publikisht, bashkë me deputetin e Vlorës, ia harroj gjithmonë, ky i call centera-ave, Agron Shehajn, janë ata që sponsorizojnë këtë grup protestuesish. Protesta tani është copëzuar dhe gjithkush ka sponsorët e vet, dikush me 50 mijë lekë të vjetra. Është një listë e tërë gazetarësh që filloi me mua. Kryesorët janë aktorët e Portokallisë dhe unë. Njëri nga liderët e protestës tha Bled Manen e goditëm gabimisht para radhës, ishte radha e Ylli Manjanit dhe Albatros Rexhajt”, tha Mane. Edhe pse policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen, vetë Mane nuk ka ndërmend të ndjekë rrugën ligjore. “Uroj që viktima e radhës të jetë një po aq paqësor sa unë. Nga unë, familjarët e mi, shoqëria ime, shokët e mi të burgut dhe njerëz që më duan nuk do të ketë reaksion. Kurrë nuk do të bëj kallëzim penal. E di çjanë vuajtjet e gjykatës, prokurorisë dhe burgut. E them publikisht, jo prej frikës, e di që do të rastis sërish me protestuesit. Mënyra si erdhën dhe e organizuan dhe si të presin jashtë një qendre tregtare është shumë e poshtër dhe e ndyrë”, u shpreh gazetari. P.J/ReportTv.al Bledi Mane protestat kunder qeverise studio live Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 3187 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

