Lajme Zone
SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
KulturëReport TV

SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve

Në një kohë ku largimi është kthyer në rregull, Ervini zgjodhi të jetë përjashtimi: "Duajeni vendin dhe mundohuni t'i ofroni diçka!"

Mes majave të larta të Alpeve, aty ku gjelbërimi i egër takohet me ujin e kristaltë, stinët kanë një tjetër ritëm. Valbona është zgjuar. Rrugët mbushen me vizitorë dhe bujtinat e vjetra hapin dyert për të treguar shpirtin e Tropojës. Në këtë peizazh ku çdo gur ka një histori, takojmë Ervin Demushin. Ai është nga Gegëhyseni. Prej 25 vitesh, jeta e tij dhe e familjes lidhet nyje me këtë luginë. Mbi tokën e të parëve, ata kanë ngritur një biznes dhe një ëndërr. LEXO edhe...Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet? “Ka qenë gjithmonë një ëndërr e jona për të ndërtuar diçka këtu. Që në fëmijëri, unë dhe motrat kemi parë babain që ka qenë gjithmonë optimist për këtë vend, e ka dashur dhe e ka mbrojtur shumë natyrën e kësaj zone si nga djegiet edhe nga prerjet e pyjeve.” shprehet Ervini. Për të, dita nis mes tingujve të natyrës dhe përfn pranë oxhakut, duke u shërbyer miqve fli e produkte zone. “Kjo zonë quhet Bjeshkët e Krasniqes. E kemi të trashëguar nga të parët tanë. Dhe kjo pjesë ku ndodhemi quhet Ziçi i Valbonës. Çdo majë e kam shëtitur sepse ne kemi bjeshkë të mrekullueshme. Janë Çeremi, Dobërdoli, Tërkuzi e shumë të tjera të cilat realisht janë të mahnitshme. Unë shpesh herë bëj hiking me turistët dhe gjithmonë ndaloj për të bërë fotografi. Çdo muaj ke mundësi të shohësh diçka të re.” tregon 31 vjeçari. Por jeta e Ervinit është e ndarë mes dy botëve. Pasi përfn turnin e tij në HEC-in e Fierzës, ku punon prej gjashtë vitesh, ai nxiton drejt Valbonës. “Kam mbaruar inxhinieri mekanike. Aktualisht jam punonjës pranë Hec-Fierzë, krahas punës atje kemi 5-6 vite që kemi ngritur këtë biznes familjar me disa bujtina duke u përpjekur që të ringjallim sadopak traditën tonë. Sepse turistët e huaj janë shumë të interesuar për historinë, kulturën, gatimet tradicionale. Ata nuk vijnë për luks por veçanërisht për mikpritjen e banorëve të zonës” tregon Ervin Demushi. Pikërisht kjo mikpritje bën që vizitorët të mos mjaftohen me një vizitë. Shumë prej tyre kthehen sërish, të dashuruar pas traditës që përcillet brez pas brezi. “Kemi ardhur nga jugu i Francës. Do të qëndrojmë ca ditë këtu. Më pas do të ikim në Itali për një javë. Është shumë e rëndësishme të qëndroni e të mos konsideroheni emigrant, por të shijoni bukuritë e gjithçka tjetër këtu. Të vazhdoni ruajtjen e traditës si mbarështimi i deleve apo dhive, gatimet tradicionale. Nëse të gjithë ikin, këtu nuk do të mbetet njeri” thotë një turist francez. Në një kohë ku largimi është kthyer në rregull, Ervini zgjodhi të jetë përjashtimi. Ai nuk i ktheu shpinën vendit të tij. Nga puna në Fierzë te bujtina në Valbonë, ai po dëshmon se më e bukura për këto male nuk është ajo që shihet sot. Është ajo që po ndërtohet për të nesërmen. “Ka zhgënjime të shkaktuara nga burokracitë shtetërore që të bëjnë pesimist, por duke parë anën e zonës sonë që karakterizohet nga dashuria për këtë vend e për këtë ambient, pjesën e zhgënjimeve kemi mundur ta kalojmë. Të rinjve mund t’i them vetëm dy gjëra: duajeni vendin dhe mhuni që t’i ofroni diçka. Nëse vërtet e dëshiron diçka secili mund të arrijë qëllimin. Ne jemi ende në fazat e para, por shpresojmë të ecim përpara sepse sot janë mundësitë. Për më tepër që turizmi në Shqipëri do të jetë akoma edhe më i kërkuar nga turistët e huaj në të ardhmen.” shprehet Ervin Demushi nga Ziçi i Valbonës. SI.E./ReportTv.al valbone Kukes ervin demushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 4918 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?