Pedro Sánchez Pedro Sánchez do të dalë me një deklaratë, ku mund të thërrasë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, edhe pse votimi është parashikuar të zhvillohet në vitin 2027. Sipas El Pais, qeveria po shqyrton edhe mundësinë që dekretet për strehimin të miratohen sërish, edhe në rast se Parlamenti shpërndahet. Spanja mund të jetë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri Pedro Sánchez pritet të bëjë një deklaratë institucionale mëngjesin e sotëm, mes spekulimeve të forta se mund të vendosë t’u drejtohet kutive të votimit përpara afatit të parashikuar.
Zyra e kryeministrit njoftoi se Sánchez do të dalë në orën 09:00 sipas orës lokale, por nuk bëri të ditur paraprakisht përmbajtjen e deklaratës.
Sipas Reuters, pritjet janë shtuar se kryeministri mund të thërrasë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, edhe pse votimi është parashikuar të zhvillohet në vitin 2027.
Një vendim i tillë do të vinte në një moment të vështirë politik për qeverinë, pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit hodhi poshtë të premten përpjekjen e ekzekutivit për të çuar përpara masa që synonin frenimin e krizës së strehimit. Çështja e banesave ka shkaktuar gjithashtu protesta masive në Spanjë.
Analisti politik Eduardo Bayón, tha se zhvillimi i zgjedhjeve në këtë moment do të ishte një mundësi logjike, megjithëse do të përbënte një rrezik për Sánchez, pasi ai mund të humbiste qeverinë.
Në qendër të situatës politike është përplasja në Parlament për dekretet e qeverisë lidhur me strehimin. Propozimet e ekzekutivit nuk morën mbështetjen e nevojshme dhe u rrëzuan nga deputetët, duke shtuar presionin mbi qeverinë e Sanchez.
Sipas El Pais, qeveria po shqyrton edhe mundësinë që dekretet për strehimin të miratohen sërish, edhe në rast se Parlamenti shpërndahet. Skenari i diskutuar parashikon që këto masa të mund të rikthehen më pas për miratim përmes një organi parlamentar ku qeveria do të kishte shumicën.
Megjithatë, vetë Sánchez ka këmbëngulur vazhdimisht se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2027 dhe se synon të përfjë mandatin kushtetues katërvjeçar.
Një zëdhënës i qeverisë spanjolle nuk pranoi të konfirmonte natyrën e njoftimit përpara daljes së kryeministrit.
Në këto kushte, vëmendja në Spanjë është përqendruar te deklarata e Sánchez dhe nëse ajo do të hapë zyrtarisht rrugën për zgjedhje të parakohshme.pedro sánchez spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA godet anijen e mbushur me kokainë në Karaibe, 4 persona të vrarë (Video) 5 Tetor 2026, 08:2508:25Rajoni dhe Bota Alarmi për sulme terroriste nga Irani, SHBA largon avionët bombardues B-1 nga baza e saj në Britani 5 Tetor 2026, 07:4707:47Rajoni dhe Bota "Duhet të reagojmë", kryeministri libanez: Bejruti s'mund të presë derisa të arrihet marrëveshja SHBA-Iran 4 Tetor 2026, 22:5722:57Rajoni dhe Bota Nga aeroporti te kullat e Tel Avivit, zbardhet plani i bashkëpilotit të Flydubai: Kisha ëndërr të përplasesha në Ben Gurion 4 Tetor 2026, 22:3822:38Rajoni dhe Bota Çfarë ndodh nëse Berlini lë pas Romën dhe Parisin? 4 Tetor 2026, 22:3522:35Rajoni dhe Bota Zelensky: SHBA ka propozuar bisedime të reja me Rusinë, ne jemi gati 4 Tetor 2026, 22:0122:01Rajoni dhe Bota

