Niko Peleshi dhe Eric Wendt Disa ditë pasi Eric Wendt nisi zyrtarisht mandatin si ambasador në Tiranë, lëvizjet publike të diplomacisë amerikane janë shtuar. Takimi i sotëm i delegacionit të Kongresit amerikan me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, zhvillohet ndërsa SPAK po heton çështje që kanë prekur nivele të larta të administratës, një ndër to SHISH-i. Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar kontaktet institucionale në Tiranë pas mbërritjes së ambasadorit të ri Eric Wendt, ndërsa këtë të hënë një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, zhvilloi takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Wendt ishte vetë i pranishëm në takim.
Në qendër të bisedimeve ishte partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për çështjet e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Peleshi dhe delegacioni amerikan diskutuan edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Palët u ndalën te reformat dhe forcimi i institucioneve demokratike në kuadër të negociatave me BE-në.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Palët trajtuan mundësitë për shtimin e investimeve dhe krijimin e partneriteteve mes bizneseve shqiptare dhe amerikane.
Në tryezë ishte edhe bashkëpunimi ndërparlamentar, si dhe dialogu mes forcave politike dhe grupeve parlamentare për avancimin e reformave, rritjen e transparencës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.
Takimi u mbyll me rikonfirmimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë, integrimit euroatlantik dhe bashkëpunimit ekonomik.
Në këtë klimë politike, intensifikimi i lëvizjeve amerikane në Tiranë mund të lexohet si një këmbanë alarmi për politikën shqiptare. Brenda pak ditësh nga marrja e detyrës nga Eric Wendt, kontaktet me drejtuesit e institucioneve janë shtuar. Nuk ka të dhëna publike që këto takime lidhen me një dosje konkrete të SPAK-ut, por mbetet për t'u parë.
Në një moment kur hetimet kanë prekur nivele të larta të administratës dhe institucione të rëndësishme, aktivizimi i shpejtë i diplomacisë amerikane është një sinjal që politika shqiptare nuk mund ta kalojë si një rutinë protokollare.niko peleshi kuvend Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Të gjithë po bënin gati valixhet”, Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Korridori ishte mbushur me dosje 5 Tetor 2026, 12:5412:54Politike Debate për 'Territorialen', Bylykbashi: Vetëm moda ndryshon kaq shpejt sa reformat e Ramës! 5 Tetor 2026, 12:3712:37Politike Vizita e Ramës për inaugurimin e godinës, kreu i PD në Durrës: Studentët u shoqëruan në polici që ditën e parë (Video) 5 Tetor 2026, 12:3212:32Politike Reforma Territoriale, Bozdo përplaset me Manjën: Jeni ende në kohë të bllokoni procedurën 5 Tetor 2026, 12:2212:22Politike Reforma Territoriale, Balla presion '2 rebelëve' në parti: Të enjten deputetët e PS-së do të votojnë pro 5 Tetor 2026, 12:0212:02Politike Përplasje në komision për 'Territorialen', deputetët e opozitës: Po pengoni nismën tonë, nuk shkrihen bashkitë si gjalpë 5 Tetor 2026, 11:4711:47Politike

