Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“SPAK të bëjë detyrën”/ Protestuesi: Klasa e vjetër politike nuk e do Shqipërinë në Europë, të lirojë karriget dhe të udhëheqë rinia


Për 124 ditë me radhë qytetarët vazhdojnë protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Për 124 ditë me radhë qytetarët vazhdojnë protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, protestuesi bëri thirrje që klasa e vjetër politike të largohet dhe t’i hapë rrugë rinisë. “Zoti kryeministër shkon në Amerikë dhe paguan çdo natë 15 mln lekë të vjetra për çdo person. Ju të rrini me luks dhe ky popull fukara. Populli shqiptar vidhet çdo ditë nga ju dhe klasa politike mbi 30-vjeçare. Lironi karriget klasa politike 35-vjeçare dhe lërjani rinisë ta udhëheqë këtë vend sepse ju nuk doni ta çoni Shqipërinë në Europë sepse vetëm doni të vidhni. Të gjithë të majtë të djathtë të largohen. Jemi 2026 dhe nuk ka projekt një metro, tramvaj, tren elektrik…Europa nuk është kështu. Edhe një thirrje për SPAK, SPAK të bëjë detyrën ”, tha protestuesi në revoltën e 124 kundër Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta