Bëhet fjalë për një automjet tip Land Rover Defender... Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një automjet luksoz në pronësi të Ergys Agasit, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të hetimeve që lidhen me procedurat e prokurimeve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Bëhet fjalë për një automjet tip Land Rover Defender, i cili ishte në kërkim nga autoritetet. Sipas informacioneve të raportuara, makina ishte fshehur në garazhin e njërës prej vilave në “Equos Resort”, ku më pas është lokalizuar dhe sekuestruar.
Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë në Durrës, në zonën e Plepave, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un. SPAK zbulon detaje nga kapja e Agasit: Prej disa javësh në gjurmët e tij, akuzohet për 7 vepra penale
26 Gusht, 23:03 Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua teksa po udhëtonte me një automjet. Bashkë me të ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit.
Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK për procedurat e prokurimeve të AKSHI-t. Sekuestrimi i Land Rover Defender vjen në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të ndërmarra pas arrestimit të tij. Policia dhe BKH "mësyjnë" te Liqeni i Thatë, kontrolle në banesën e Uljan Shpatarakut agasi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve 27 Gusht 2026, 08:4508:45Aktualitet Zjarr në fshatin Vajkal të Bulqizës, flakët përhapen pranë banesave 27 Gusht 2026, 08:1108:11Aktualitet “Në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s 27 Gusht 2026, 07:5607:56Aktualitet Qytetet më të “shkreta”; Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6% 27 Gusht 2026, 07:2007:20Aktualitet Kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte 27 Gusht 2026, 07:1607:16Aktualitet CV-ja e zezë e Ergys Agasit/ Nga “koordinator i krimit” te 7 akuzat e SPAK, pengmarrja dhe vera 1.4 milionë euro 26 Gusht 2026, 22:0122:01Aktualitet

