Ahmetaj e ka cilësuar Ron Yefetin si një "Ergys Agasi ndërkombëtar" , duke pretenduar se ai kryen të njëjtat funksione të koordinimit të punëve të pista për llogari të kryeministrit që prej vitit 2008. Prokuroria e Posaçme Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur verifikimet lidhur me përgjimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj që tregon lidhjet e qeverisë Rama me biznesmenin kontrovers Ron Yeffet.
Në intervistën e tij nga Zvicra ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që, sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Izraelit, Ron Yefet, kompania “Timak Defense” dhe ajo që Ahmetaj e quan “koncepti KAYO”. Ahmetaj, ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake, duke pretenduar se armët prodhohen e paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti. Ai e ka lidhur këtë skemë drejtpërdrejt me Edi Ramën, ashtu sikurse edhe në denoncimet e mëparshme.
Veprimet e SPAK vijnë vetëm dy ditë pas transmetimit të intervistës së Ahmetajt, i cili prej disa kohësh ndodhet në Zvicër.
Gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri publikoi disa audiopërgjime dhe ngriti një sërë akuzash të rënda, të cilat tashmë janë bërë objekt verifikimi nga organet e drejtësisë.
Ahmetaj pretendoi se materialet e publikuara prej tij lidhen me një skemë të dyshuar që përfshin abuzimin me fondet publike, asetet shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve.
Në qendër të deklaratave të tij përmenden biznesmeni izraelit Ron Yefet, kompania “Timak Defense”, si dhe ajo që Ahmetaj e ka cilësuar si “koncepti KAYO”.
Ish-zëvendëskryeministri ngriti gjithashtu pretendime lidhur me industrinë ushtarake shqiptare, duke deklaruar se armët prodhohen dhe paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt zonave të konfliktit.
Ahmetaj e ka cilësuar Ron Yefetin si një "Ergys Agasi ndërkombëtar", duke pretenduar se ai kryen të njëjtat funksione të koordinimit të punëve të pista për llogari të kryeministrit që prej vitit 2008.
Tashmë, SPAK pritet të shqyrtojë materialet e intervistës dhe përgjimet e publikuara, për të vlerësuar nëse ato përmbajnë elementë që mund të çojnë në verifikime ose hetime të mëtejshme.
Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për verifikime të materialeve dhe deklaratave të publikuara, ndërsa pretendimet e bëra nga Arben Ahmetaj nuk përbëjnë vetvetiu prova të provuara përpara gjykatës. Ahmetaj zbulon planin e Ramës dhe Ron Yefet për t’i shpëtuar vëzhgimit të Ambasadës Amerikane! 7 Shtator, 22:47 Përgjimi i Ahmetajt/ Ron Yeffet: Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija 7 Shtator, 22:38 Video/ Ahmetaj zbulon përgjimin që shkund Ramën, si Ron Yeffet po grabit pronat e shqiptarëve 7 Shtator, 21:39 Dalin të tjera detaje nga dosja “Yeffet”/ Miku izraelit i Ramës mashtrime të njëpasnjëshme, si refuzoi të kthejë 7.6 mln USD
11 Prill, 16:26 spak nis hetimet në sitë lidhjet e qeverisë me ron yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ngërçi me pagat/ Pas Tiranës, në bojkot edhe gjykatat e Fierit, Lushnjës dhe Vlorës 9 Shtator 2026, 13:0813:08Aktualitet Zjarri Ungrej të Lezhës, 150 forca në terren dhe helikopter nga ajri! 9 Shtator 2026, 12:2112:21Aktualitet Media gjermane publikon fotot nga protesta e djeshme: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës 9 Shtator 2026, 11:2011:20Aktualitet Nga Kruja në Himarë, zjarret ushqyen narrativën që fajëson izraelitët pa prova 9 Shtator 2026, 11:0511:05Aktualitet Ngërçi për pagat, administrata e Gjykatës së Tiranës bojkoton punën 9 Shtator 2026, 11:0011:00Aktualitet Media amerikane jehonë protestave në Tiranë: 100 ditë demonstrata ,“Revolucioni i flamingove” trondit Shqipërinë 9 Shtator 2026, 10:5710:57Aktualitet

