Lajme Zone
SPAK kontrollon banesën e Ron Yeffet/ Belind Këlliçi: Hetuesit të sekuestrojnë kamerat, mund të gjenden prova për takimin me Ramën më 8 shtator
PolitikëBalkanWeb

SPAK kontrollon banesën e Ron Yeffet/ Belind Këlliçi: Hetuesit të sekuestrojnë kamerat, mund të gjenden prova për takimin me Ramën më 8 shtator

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeffet, duke përshëndetur nisjen e hetimeve dhe duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme ta hetojë çështjen në thellësi. Këlliçi shprehet se, sipas tij, sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku banon Yeffet mund t’u shërbejë hetuesve për të verifikuar edhe një takim mes tij dhe kryeministrit Edi Rama më 8 shtator, disa ditë pasi u publikuan përgjimet e Arben Ahmetajt.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeffet, duke përshëndetur nisjen e hetimeve dhe duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme ta hetojë çështjen në thellësi. Këlliçi shprehet se, sipas tij, sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku banon Yeffet mund t’u shërbejë hetuesve për të verifikuar edhe një takim mes tij dhe kryeministrit Edi Rama më 8 shtator, disa ditë pasi u publikuan përgjimet e Arben Ahmetajt. Reagimi i Këlliçit

E përshendes hetimin që ka nisur ndaj Ron Yeffet dhe veprimet e para që sipas raportimeve në media janë kontrollet në banesë.

Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës, që u prezantua vetë si koordinator i punëve të pisëta.

Me siguri, në këto kontrolle (pasi mjafton sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku jeton Yeffet) hetuesit do të gjejnë dhe prova të takimit të Kryeministrit me Ron Yeffet me 8 shtator, pasi doli skandali i përgjimeve, ku vrasin mendjen se si do ta menaxhojnë këtë krizë.

Akuza për trafik nďërkombëtar armësh është shumë e rëndë. Duhet ballafaqim me ligjin e drejtësinë dhe duhet të dalin përgjegjësitë të plota.

Personalisht e kam denoncuar prej muajsh rastin dhe do ta ndjek deri në fund. Uroj që të njëjtën gjë të bëjë dhe drejtësia.

Me trafikun ndërkombëtar të armëve, Edi Rama vulosi pa kthim, kapitullimin e tij ndërkombëtarisht! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb