Ron Yeffet Nga përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, Yeffet dilte garant për të bërë trafik armësh, ku përdorte qeverinë shqiptare si mekanizëm. Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve. Rrethi po ngushtohet. Prokuroria e Posaçme ka 'zbarkuar' në vilën e biznesmenit Ron Yeffet në Pëllumbas dhe ka kryer kontrolle.
Veprimet e hetuesve vijnë në një periudhë kur emri i Yeffet, mik i ngushtë i Edi Ramës, është i lidhur me skandalin KAYO, ku kompania e biznesmenit ka marrë 3.1 milionë euro.
Po ashtu kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, të drejtuar nga Ermal Nufi, ku hetuesit kanë sekuestruar një sërë dokumentesh. Hetimi mund të përfshijë edhe zyrtarë të lartë të përmendur në përgjime, të cilët mund të thirren si persona në dijeni, ndërsa nuk përjashtohen kontrolle të tjera në kuadër të çështjes.
Ron Yeffet është biznesmen izraelito-amerikan dhe rezulton i përfshirë në kompani që zhvillojnë aktivitet në sektorin e mbrojtjes. Mes tyre janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, të krijuara në vitin 2025. Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator, 22:52 Aktiviteti i këtyre kompanive lidhet me prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.
Emri i Yeffet është rikthyer në vëmendje gjatë javëve të fundit edhe pas publikimit të disa materialeve audio nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Në këto materiale janë ngritur pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.
Në një tjetër material audio të bërë publik, Yeffet është dëgjuar duke folur edhe për mundësinë e hapjes së një fabrike armësh në Afrikë.
Yeffet është përmendur ndërkohë edhe në një çështje gjyqësore në Miami. Sipas materialit të bërë publik, një biznesmen amerikan e ka paditur atë për mospagimin e një detyrimi prej disa milionë dollarësh. Kompania sekrete e skemës “Delvina Gas”: Si lidhen Ron Yeffet, 2 ukrainaset dhe biznesmeni ruso-izraelit
16 Shtator, 20:55 ron yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri në Peqin jashtë kontrollit, helikopteri nis ndërhyrjen nga ajri 2 Tetor 2026, 13:0313:03Aktualitet Regjistrimi i videove intime, veprat penale për të cilat akuzohet kompozitori Adrian Hila 2 Tetor 2026, 12:3012:30Aktualitet Skandali me videot e VIP-ve, gazetari Elton Tozaj jep dëshmi me shkrim në Polici: Nuk i publikova unë, vetëm raportova 2 Tetor 2026, 12:2912:29Aktualitet Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me Erion Braçen 2 Tetor 2026, 12:1912:19Aktualitet Policia kontrollon studion muzikore të Adrian Hilës, detaji që pikasën hetuesit 2 Tetor 2026, 12:1312:13Aktualitet Skandali i videove të Adi Hilës, Artan Hoxha: Krimi kibernetik i papërgatitur, tani kemi “Smart City” nga qeveria 2 Tetor 2026, 12:0812:08Aktualitet

