Lajme Zone
SPAK i afrohet Mirela Kumbaros, hap dosjen e Syrit të Kaltër; ministrja 'mullar' me afera
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK i afrohet Mirela Kumbaros, hap dosjen e Syrit të Kaltër; ministrja 'mullar' me afera

Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në disa ambiente në Sarandë, përfshirë banesën e nënkryetarit të Bashkisë, Elton Dauti. Sipas informacioneve, hetuesit janë paraqitur në banesën e tij rreth orës 07:30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa verifikimet lidhen me procedurën e dhënies së lejes për trenin turistik që transporton vizitorët drejt Syrit të Kaltër.

Afera e Kumbaros me Syrin e Kaltër Kontrollet e BKH-së në Sarandë rikthejnë në vëmendjen e SPAK Mirela Kumbaron. Në fokus është leja e dhënë gjatë kohës kur ajo drejtonte Ministrinë e Turizmit për funksionimin e trenit turistik në Syrin e Kaltër. Agjentët kontrolluan edhe banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë, Elton Dauti... Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në Sarandë, duke hapur një tjetër dosje që prek vendimmarrjen e ish-ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, sot ministre e Arsimit. Në qendër të verifikimeve është leja për funksionimin e trenit elektrik në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër, një aktivitet privat që prej vitit 2024 është shoqëruar me akuza për mungesë transparence dhe dyshime mbi interesat që qëndrojnë pas tij.

Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në disa ambiente në Sarandë, përfshirë banesën e nënkryetarit të Bashkisë, Elton Dauti. Sipas informacioneve, hetuesit janë paraqitur në banesën e tij rreth orës 07:30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa verifikimet lidhen me procedurën e dhënies së lejes për trenin turistik që transporton vizitorët drejt Syrit të Kaltër.

Leja është miratuar gjatë periudhës kur Mirela Kumbaro mbante postin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit. Pikërisht ky fakt e lidh operacionin e BKH-së me vendimmarrjen e ish-ministres, pasi në fokus janë dokumentet, procedurat administrative dhe kushtet mbi të cilat është autorizuar aktiviteti në një prej destinacioneve natyrore më të vizituara të jugut.

Treni elektrik nisi funksionimin në prill të vitit 2024, duke ofruar transportin e turistëve në një itinerar prej rreth 2.5 kilometrash. Shërbimi u kthye në një aktivitet fitimprurës gjatë sezonit turistik, kur Syri i Kaltër pret fluks të lartë vizitorësh. Sipas të dhënave të denoncuara publikisht, tarifa e transportit arrinte rreth 5 euro për person. BKH 'zbarkon' në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë, Elton Dauti 5 Nëntor, 14:28 Por mënyra se si u dha e drejta e shfrytëzimit të këtij itinerari u vu në pikëpyetje që në fillimet e aktivitetit. Në vitin 2024, deputetja e opozitës Ina Zhupa e ngriti çështjen në Kuvend, duke i kërkuar drejtpërdrejt Mirela Kumbaros shpjegime për trenin turistik dhe lidhjet e mundshme të nënkryetarit të Bashkisë Sarandë me biznesin privat.

Zhupa kërkoi të dinte se çfarë e lidhte Elton Dautin me investimin dhe ngriti dyshime nëse bashkëshortja e tij, Stela Qesari, kishte interesa të fshehta në shoqërinë që ushtronte aktivitetin. Në denoncimin parlamentar u përmend kompania “Saranda Taxi”, si ofruese e shërbimit të transportit.

Emri i Mirela Kumbaros është lidhur me një seri aferash të rënda që përfshijnë tjetërsimin e pronave publike, ndërtimet në zona të mbrojtura, tenderët e dyshuar fiktivë dhe zhdukjen e pasurive të trashëgimisë kulturore.

Një nga çështjet më të mëdha lidhet me heqjen e 802 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit, për t'u hapur rrugë ndërtimeve të resorteve, komplekseve të pallateve dhe vilave. Në këtë aferë përmendet edhe dhënia e 45 mijë metrave katrorë për projektin “Manastiri Resort”, të lidhur me Idajet Ismailin, pronarin e kullës pranë stadiumit “Air Albania”, në ortakëri me një familjar të një ish-ministri të qeverisë Rama. Kumbaro akuzohet gjithashtu se ka lejuar kompaninë “Sallameri Hako” të ndërtojë hotel, restorant, pika shërbimi, parkim dhe lavazh në zonën qendrore të Parkut të Butrintit.

Një tjetër aferë e lidhur me vendimmarrjen e saj është heqja e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” nga lista e objekteve të mbrojtura, vendim që i hapi rrugë shembjes së stadiumit dhe ndërtimit të kullës pranë “Air Albania”. Në këtë çështje përmenden interesat e biznesmenit Idajet Ismailaj dhe kryeministrit Edi Rama. Për këtë Kumbaro ka shkuar dhe në SPAK. Ajo u mor në pyetje disa orë pak kohë më parë. Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK, prokuroria hap dosjen e shembjes së stadiumit "Qemal Stafa"

30 Prill, 17:12 Emri i saj është përmendur gjithashtu në lidhje me dosjen hetimore të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas akuzave të publikuara, gjatë drejtimit të Ministrisë së Kulturës, Kumbaro ka përdorur një tender paralel të dyshuar fiktiv për akomodimin e delegacioneve të Bashkimit Evropian, me vlerë 462 milionë lekë. Në materialet që kanë ngritur këtë akuzë pretendohet se skema ishte e ngjashme me atë të hetuar në dosjen e Beqajt, por Kumbaro nuk u përfshi në atë procedim.

Në jug të vendit, ish-ministrja është lidhur edhe me lejet për ndërtimin e kullave, pallateve dhe vilave në zonën e mbrojtur pranë Kalasë së Lëkurësit në Sarandë. Projekti i përmendur në këto akuza lidhet me biznesmenin Dajlan Avdia, i cilësuar në materialin e publikuar si mik i kryeministrit Edi Rama.

Një tjetër çështje është ndërtimi i hotelit “Fantasy” në majë të Kalasë së Gjirokastrës, i lidhur me Sokol Ferrunin. Në akuzat e publikuara pretendohet se një raport i SHISH-it i atribuon Kumbaros 60 për qind të pronësisë së këtij hoteli, duke ngritur dyshime për interesa private në një investim të realizuar në një zonë me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore.

Lista përfshin edhe zhdukjen e 138 veprave të artit dhe objekteve me vlera kulturore e historike, që datojnë nga vitet 1500–1900. Sipas materialit që i referohet Kontrollit të Lartë të Shtetit, këto pasuri u nxorën gjatë viteve 2015–2017 nga Qendra e Trashëgimisë, muzeu dhe Galeria e Arteve, me urdhër të Mirela Kumbaros, nën justifikimin e restaurimeve dhe ekspozitave. Pra aferat janë aty dhe të shohim nëse SPAK do t'i shohë. /Pamfleti Mirela, ministresha e paprekshme; “Kumbaro” e 2 miliardë Eurove afera me tenderët e pasuritë publike dhe SPAK që hesht

20 Tetor, 10:18 spak kumbaro 1 Komente A A. B. 5 Nëntor 2026, 20:31 Nëse Rama so dënohej me 35 vjet burg, Furxhesha- Kumbaro me 25 vjet Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë BE nxjerr zbuluar propagandën e Ramës dhe sukseset e SPAK: Milionat e krimit mbeten jashtë konfiskimit, tenderët pa konkurrencë 5 Nëntor 2026, 08:5408:54Dosja e zezë Edi Rama, frika e një sundimtari që i trembet edhe hijes së tij! 4 Nëntor 2026, 13:5713:57Dosja e zezë Afera në SPAK/ Rama ndryshoi rregullat e prokurimit ushtarak, TIMAK Defence mori kontratën 11 mln euro për antidronët 3 Nëntor 2026, 20:0820:08Dosja e zezë Pazari 5-miliardë i naftës: Rama përgatit kalimin e “Bankers” te izraelitët e “Delek” 3 Nëntor 2026, 13:3913:39Dosja e zezë “Mazhordomi” i Mirela Kumbaros hap rrugën e privatizimit të 50 monumenteve natyrore, Sofjan Jaupaj mbulon batërdinë e guroreve 2 Nëntor 2026, 16:1616:16Dosja e zezë Mafia e call center-ave që i mbijetoi çdo hetimi, rrjeti i pastrimit të parave të Forex-it nga Flladi Malaj e Florjan Sula 1 Nëntor 2026, 18:4518:45Dosja e zezë