Edi Rama Edi Rama ka nisur diskutimet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 14 nëntor. Lëvizja vjen në një moment kur përplasja me Erion Veliajn ka marrë përmasa publike, ndërsa Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2026 ka evidentuar probleme në luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve... Kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku si datë ka caktuar 14 nëntorin. Megjithatë, kjo datë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht dhe në ditët në vijim pritet njoftimi i anëtarëve të Asamblesë. Deri tani, drejtuesit socialistë nuk kanë përcaktuar temat kryesore të diskutimit.
Kjo lëvizje vjen në një moment kur transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit dhe përplasja e tij publike me Ramën kanë trazuar gjendjen brenda Partisë Socialiste.
Ndërkohë publikisht, socialistët kanë zgjedhur të heshtin për përplasjen mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, pas letrës së këtij të fundit nga burgu i Fierit. Thuhet se Rama u ka dhënë udhëzim të qartë deputetëve dhe drejtuesve të PS-së që të mos komentojnë konfliktin, për të shmangur diskutimet e mëtejshme publike. Në prag të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, mbetet e paqartë nëse partia do të marrë masa ndaj Veliajt, ndërsa përjashtimi i tij nga PS-ja nuk shihet si një skenar i pritshëm.
Përplasja mes kryeministrit dhe kryebashkiakut, nisi pas takimit të Veliaj me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu në burg.
Veliaj reagoi ashpër ndaj pretendimeve për përfshirjen e tij në organizimin dhe financimin e protestave studentore. Kryebashkiaku hodhi poshtë edhe përmendjen e akuzave për terrorizëm dhe rrëzim të rendit kushtetues, duke pyetur se si mund të organizonte veprime të tilla nga burgu.
"Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat", shkroi Veliaj.
Ndërkohë, i pyetur sot për Veliajn, Rama shmangu një përgjigje konkrete, duke e zhvendosur diskutimin te Raporti i Progresit dhe puna e qeverisë.
"Të tjerat janë si zhurma e makinave që vejnë e vijnë në bulevard. Sa të rëndësishme janë ato për ju, aq janë edhe këto për mua", deklaroi Rama.
Po ashtu një tjetër goditje për Ramën është edhe Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2026, ku edhe pse kryeministri e cilësoi si dëftesën e qeverisë, e bardha mbi të zezë shkruante se në Shqipëri 'vlon' korrupsioni.
Raporti konkretisht evidenton problematika që lidhen me korrupsionin në nivelet e larta, ndërhyrjet politike në drejtësi, cenueshmërinë e Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen qeveritare.edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama tërhiqet nga akuzat për Iranin dhe Rusinë: Nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Teherani 5 Nëntor 2026, 13:1713:17Politike Rama u drejtohet studentëve: Nesër hapet platforma e dialogut 5 Nëntor 2026, 12:5912:59Politike A mund të përsëritet në Shqipëri lëvizja studentore e Serbisë? Rama: Dy vende që s’kanë asgjë të përbashkët 5 Nëntor 2026, 12:4912:49Politike "Irani ka duart në bulevard", Rama sulmon sërish protestuesit: Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga! 5 Nëntor 2026, 12:4112:41Politike Progres-raporti i KE-së, ambasadorja e BE-së 'ia thotë në sy' Ramës: Korrupsioni, sfida juaj kryesore 5 Nëntor 2026, 12:4012:40Politike Progres-raporti për Shqipërinë, Rama pranon kritikat e BE-së për dhunën policore në protesta: Do hetojmë 5 Nëntor 2026, 12:3612:36Politike

