Mafia izraelite Pas armëve, dronëve, bankave, teknologjisë, shëndetësisë dhe projekteve për tokat shqiptare, emra izraelitë shfaqen edhe te bota e krimit dhe inteligjencës. Komunikimet e Ergys Agasit me dy shtetas izraelitë, njëri prej të cilëve identifikohet si ish-bashkëpunëtor i Netanyahut dhe këshilltar i Vuçiçit, hapin një kapitull të ri mbi lidhjet që janë krijuar rreth pushtetit të Edi Ramës. Deri dje, emrat izraelitë në Shqipëri dilnin kryesisht në kontrata shtetërore, marrëveshje për industrinë ushtarake, investime në teknologji, banka, shëndetësi dhe projekte të mëdha pronash. Por tani kanë filluar të dalin te bota e krimit dhe e shërbimeve inteligjente. Sot, dy izraelitë janë shfaqur në dosjen e Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Zbulimet e publikuara sot i japin një tjetër dimension historisë së marrëdhënieve që qeveria e Edi Ramës ka ndërtuar me Izraelin dhe me një numër biznesmenësh e ndërmjetësish izraelitë. Nuk bëhet më fjalë vetëm për investime, kontrata apo marrëveshje bashkëpunimi. Në vëmendje kanë hyrë edhe komunikimet e një personi nën hetim për grup të strukturuar kriminal me shtetas të huaj, të cilat SPAK i ka vlerësuar si tregues të mundshëm të një rrjeti ndërkombëtar. Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me dy izraelitët: Shefen e shërbimeve sekrete e kam shoqe të ngushtë 5 Nëntor, 14:12 Në qendër të zhvillimeve të fundit janë dy emra: Shalev Israel dhe Yisrael Srulik Einhorn, i përmendur në dokumentet gjyqësore si “Srulik E.K.”.
Sipas komunikimeve të zbardhura nga dosja, Ergys Agasi i shkruante njërit prej tyre se kishte marrëdhënie të afërta me drejtuesen e shërbimit sekret shqiptar. Në një tjetër bisedë, ai shprehet se drejtoresha e SHISH-it do të ndërhynte personalisht në një çështje që lidhej me një prokuror.
“Komunikimet e ndërmjetësuara nga Agasit me shtetasit me pseudonimet Shalev I., dhe Srulik E., të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e Shërbimit Sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtë kontrollit efektiv të organeve proceduese.”, thuhet në dokument. Nga Netanyahu e Vuçiç te dosja Agasi; kush është Srulik Einhorn, strategu izraelit që doli në hetimet e SPAK? 5 Nëntor, 14:58 Këto nuk janë më thjesht dyshime për ndikim në tendera apo marrëdhënie biznesi. Janë komunikime që prekin drejtuesen e institucionit më të rëndësishëm të inteligjencës shqiptare, një person të hetuar për veprimtari të dyshuar kriminale dhe kontakte ndërkombëtare që, sipas SPAK, mund të krijonin mundësi largimi apo fshehjeje jashtë kontrollit të autoriteteve.
Edhe më domethënës është profili i njërit prej personave të përmendur.
Srulik Einhorn nuk është një biznesmen i panjohur që shfaqet rastësisht në komunikimet e Agasit. Ai është strateg izraelit i komunikimit politik, ish-bashkëpunëtor i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe këshilltar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Aktiviteti i tij prej vitesh lidhet me Beogradin, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në çështje të tjera të ndjeshme në Izrael.
Kështu, një personazh me lidhje në qarqet politike të Tel Avivit dhe Beogradit shfaqet në komunikimet e një biznesmeni që SPAK e ka vendosur në qendër të hetimeve për tenderat e teknologjisë shtetërore, në një dosje ku përfshihet edhe ish-drejtuesja e inteligjencës shqiptare.
Dhe historia bëhet edhe më interesante kur kthehemi pas, te mënyra se si është zgjeruar prania e kompanive dhe biznesmenëve izraelitë në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë shqiptare.
Një nga emrat më të spikatur është Ron Yeffet, biznesmeni izraelito-amerikan që është futur në industrinë shqiptare të mbrojtjes përmes kompanive të lidhura me shoqërinë shtetërore KAYO.
Pamfleti ka publikuar dokumente mbi vendimet e qeverisë që ndryshuan raportet e pronësisë në partneritetet për prodhimin dhe furnizimin me armatime, dronë dhe automjete ushtarake. Në shoqërinë TIMAK Defence, kompania private TIMAK, e kontrolluar nga Arjeta Puca dhe Ron Yeffet, zotëron 80 për qind të aksioneve, ndërsa shteti shqiptar, përmes KAYO-s, ka mbetur me 20 për qind.
Ndërkohë, SPAK ka nisur hetime për procedurat dhe kontratat e lidhura me këtë sektor. Në kuadër të tyre janë raportuar sekuestrime telefonash dhe dokumentesh që lidhen me Yeffetin, kompanitë private dhe zyrtarë të institucioneve të mbrojtjes.
Por ka edhe një tjetër hollësi që lidh dy histori deri tani të trajtuara veçmas.
Në shtator, Pamfleti raportoi se Ron Yeffet kishte krijuar një sipërmarrje për fermë kuajsh dhe qendër hipizmi në kompleksin “Equos Resort” në Petrelë, të lidhur me Ergys Agasin. Sipas të dhënave të publikuara, kompania “Timak Horse Club” ishte krijuar në mars 2026 dhe regjistruar në prill. Shqipëria, bazë e rrjeteve mafioze Izrael-Ukrainë: çmimi i karriges së Ramës në tavolinën globale
12 Shtator, 12:37 Prania izraelite nuk ndalet te industria e armëve.
Në prill 2025, kompania shtetërore KAYO nënshkroi marrëveshje me gjigantin izraelit të mbrojtjes Elbit Systems për ringritjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë. Në korrik 2026, gjatë hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Edi Rama njoftoi se bashkëpunimi me Elbit mund të zgjerohej edhe në trajnimin e Forcave Speciale.
Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike. Këto marrëdhënie janë paraqitur nga qeveria si pjesë e modernizimit të mbrojtjes dhe forcimit të kapaciteteve shtetërore.
Në të njëjtën kohë, kompani dhe kapital privat izraelit kanë hyrë në projekte të rëndësishme teknologjike dhe financiare.
Në shkurt 2025, TEDA Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe kompania izraelite H.A.P.I Advanced Technologies LTD nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një qendre të dhënash, Data Center, në zonën ekonomike të kryeqytetit.
Projekti është raportuar me një vlerë të parashikuar rreth 100 milionë euro. Në strukturat e lidhura me të janë përmendur biznesmenët Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior. Edhe sektori bankar ka hyrë në këtë hartë interesash. Sipas dokumentacionit të pronësisë të analizuar nga Pamfleti, pesë kompani izraelite zotërojnë së bashku 28.5 për qind të JET Holdings, struktura përmes së cilës kontrollohet JET Bank.
Mes tyre është Israel Albania Holdings, e lidhur me biznesmenin Saniel Sanilevich, i cili mban edhe funksionin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Izrael.
Emri i Sanilevich shfaqet edhe në një tjetër sektor të ndjeshëm, shëndetësinë.
Një tjetër front është ai i pronave dhe territorit.
Pamfleti ka trajtuar ndryshimet ligjore të qeverisë për tokat bujqësore, kullotat, zonat e mbrojtura dhe administrimin e pronës, duke ngritur dyshime për mundësinë që sipërfaqe të mëdha të territorit shqiptar të orientohen drejt projekteve të investimit dhe zhvillimit të lidhura me interesa të huaja. Në këtë kontekst është përmendur shifra prej 100 mijë hektarësh, si edhe ideja e projekteve të organizuara sipas modelit të kibucëve izraelitë. Harta e re e Shqipërisë/ 100 mijë hektarë tokë në shitje? Plani izraelit për kibucët dhe 4 ligjet e Edi Ramës
21 Tetor, 18:11 Ndërkohë, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Tel Avivit janë forcuar edhe në nivelin më të lartë politik.
Në janar 2026, Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael, ku u takua me Benjamin Netanyahun dhe mbajti fjalim në Knesset. Afrimi mes dy qeverive është shoqëruar me marrëveshje në siguri, mbrojtje dhe teknologji, ndërsa kompani izraelite kanë zgjeruar aktivitetin në Shqipëri. Pra duket se Izraeli po shtrin tentakulat nga mbojtja, te shëndetësia, bankat e deri te krimi dhe shërbimi inteligjet. Njësoj si një rrjet mafioz. /Pamfletiizraeli mafia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Sheshi ka prodhuar revoltë, por jo alternativë”, Lutfi Dervishi tregon çfarë mungon për ndryshimin politik 5 Nëntor 2026, 21:4721:47Aktualitet Pallati i shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan do të shembet, banorët mbeten pa shtëpi 5 Nëntor 2026, 19:3119:31Aktualitet 'Lufta' për Kryeprokurorin, KLP cakton datën e largimit të Olsian Çelës; emri i ri peng i interesave 5 Nëntor 2026, 18:2718:27Aktualitet Nga financat, te tenderët dhe investimet, bashkia e Vangjel Tavos çerdhe shkeljesh dhe abuzimesh 5 Nëntor 2026, 18:0918:09Aktualitet Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, vijojnë revoltën me thirrje kundër Ramës 5 Nëntor 2026, 17:5017:50Aktualitet Buburreca, flamingo, gaz lotsjellës: Një brez që refuzon të heshtë 5 Nëntor 2026, 15:4315:43Aktualitet

