Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime dokumentesh në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të hetimeve për trafik armësh për kompaninë shtetërore ‘KAYO’. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ky skandal i radhës është një tjetër dëshmi për mënyrën se si vazhdon të qeverisë vendin kryeministri Edi Rama. “Rama ka treguar se është i paaftë të qeverisë pa vjedhur. Skandalet nuk janë përjashtimi por mënyra si ai qeveris”, thekson Shehaj. Shehaj në video-mesazhin e tij rendit edhe të tjera hetime të SPAK për çështje si inceneratorët, tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës, Portin e Durrësit, Unaza e Madhe, AKSHI apo edhe hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Sipas Shehajt, Rama duhet të largohet pasi skema e tij e qeverisjes duke vjedhur qytetarët është zbuluar mjaftueshëm. “Ka treguar një paaftësi totalisht të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin, për të punuar pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Besoj se është arsye e mjaftueshme për t’u larguar. E kemi kuptuar që këtë di të bëjë, di vetëm të vjedhë. Vazhdimi i tij në pushtet është vazhdimi i vjedhjes”, shprehet Shehaj. REAGIMI I PLOTE
Agron, e morët vesh?
Kompania shtetërore KAYO po hetohet nga SPAK-u për trafikim armësh.
E pabesueshme!
Për çdo gjë, hetime nga SPAK-u.
Inceneratori.
Tuneli i Llogarasë.
Aeroporti i Vlorës.
Porti i Durrësit.
Unaza e Madhe.
Sterilizimi.
AKSHI.
Check-up-i.
Thumanë-Kashar.
Sa janë? 10.
E harruam numërimin tani. Bashkia e Tiranës?
Bashkia e Tiranës.
Po hajt se atë thotë: “Ka vjedhur Veliaj”, s’ka vjedhur ai.
Po të vetin e ka. Të vetin e ka edhe atë.
Ka treguar një paaftësi totalisht të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin, për të punuar pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Besoj se është arsye e mjaftueshme për t’u larguar. E kemi kuptuar që këtë di të bëjë, di vetëm të vjedhë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

