Lajme Zone
SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan, arrestohet Leli Kaja i “ECO-ELB”
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan, arrestohet Leli Kaja i “ECO-ELB”

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë vënë në pranga në lagjen “Fushë Mbret”, në kuadër të hetimeve që lidhen me menaxhimin e mbetjeve dhe pagesat e kryera për shërbimet e kompanisë.

Leli Kaja- Foto ilustruese Administratori i kompanisë publike “ECO-ELB”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme në Elbasan. Leli Kaja dyshohet se mori 400 mijë lekë nga një kompani për të "mbyllur sytë"... Administratori i kompanisë së mbetjeve në Elbasan, “ECO-ELB”, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme me urdhër të SPAK.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë vënë në pranga në lagjen “Fushë Mbret”, në kuadër të hetimeve që lidhen me menaxhimin e mbetjeve dhe pagesat e kryera për shërbimet e kompanisë.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se Leli Kaja u prangos në flagrancë, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Elbasan/ Drejtori i landafillit, Leli Kaja, “urithi” që ka bërë kërdinë me letra false

24 Mars, 10:36 Po ashtu njoftohet se gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Sipas SPAK, dyshohet se Kaja ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një kompanie shumën prej 400.000 lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Gjatë kontrollit personal, nga BKH, atij iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.

"Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara", njofton SPAK. 'Zullumi këputet duke u trashur'/ Tenderi 660 milionë i drejtorit Leli Kaja që përsëritet prej katër vitesh në Landfillin e Elbasanit

15 Qershor, 11:46 Emri i Kajës ishte përfshirë më herët në hetimet mbi aktivitetin e “ECO-ELB”. Në korrik të vitit 2025, në kuadër të çështjes u kryen 14 kontrolle në banesat e personave të lidhur me hetimin, mes tyre edhe në banesën e administratorit të kompanisë.

Hetimi ishte regjistruar që në vitin 2024 dhe në qendër të tij janë vendosur marrëdhëniet institucionale dhe financiare ndërmjet “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut të Elbasanit. Për dosjen janë marrë në pyetje mbi 40 persona, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe te zyrtarë të pushtetit vendor, përfshirë zëvendëskryetarë bashkish, drejtues të strukturave juridike dhe drejtues të financave.

Një prej pikave kryesore të hetimit janë pagesat e kryera nga bashkitë për menaxhimin e mbetjeve. Bëhet fjalë për shërbime që përfshijnë depozitimin, trajtimin dhe procesin e djegies së tyre. Vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve 3 Korrik, 09:01 Hetuesit kanë ngritur dyshime për raste kur shërbimet e faturuara dhe të paguara mund të jenë kryer vetëm pjesërisht, për periudha më të kufizuara nga ato të parashikuara, apo të mos jenë realizuar, pavarësisht pagesave.

Përmasat financiare të çështjes dolën më qartë në qershor të vitit 2025, kur u raportua se ishin evidentuar 668 pagesa të kryera nga tetë bashkitë. Hetimi u përqendrua në verifikimin e secilës prej tyre dhe nëse shërbimet e përcaktuara në kontrata ishin realizuar realisht dhe sipas detyrimeve të marra përsipër.

Dosja është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve” dhe pas arrestimit sot priten të tjera zhvillime. Drejtori i kërkuar nga Prokuroria, por i lirë dhe ende në detyrë: Rasti i Leli Kajës trondit Elbasanin!

31 Korrik, 12:39 leli kaja landfilli spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Pas të birit, arrestohet për kanosje bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës që ‘vodhi’ paratë e pensioneve në Durrës! 5 Tetor 2026, 16:4816:48Kronike I ekstraduar nga SHBA, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit për vrasjen e vëllezërve Banaj; mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta 5 Tetor 2026, 13:4313:43Kronike Policia mësyn në lokalin e kthyer në kazino në Fier, arrestohen administratorja dhe organizatori 5 Tetor 2026, 13:3313:33Kronike U ekstradua nga Brazili, ky është 67-vjeçari i dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie me të mitur 5 Tetor 2026, 13:2613:26Kronike I dënuar në Shkodër, ekstradohet nga Brazili Artef Leka 5 Tetor 2026, 11:1411:14Kronike Sekuestrohen 10 milionë euro kokainë, policia italiane arreston dy shqiptarë 5 Tetor 2026, 10:0210:02Kronike