Vijon sot në Tiranë protesta e 111-të kundër qeverisë, pas protestës së 110-të të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në zonën e sheshit “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit përcollën sërish thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas përfundimit të tubimit, organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave edhe gjatë ditës së sotme. Por ndryshe nga ditët e tjera, ditën e djeshme protesta nisi që në orën 10 me nisjen e seancës plenare në Kuvend. Tubimi u shoërua me tensione, përplasje me policinë dhe disa të ndaluar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

