Gjykatësit e turpit / Pavarësinë e kthyen në tarifë, Kushtetutën në faturë dhe togën e zezë në kartë bankare; kërkojnë pagat e Europës, ndërsa qytetarët i lënë të kalben në korridoret e drejtësisë... Në Shqipëri, gjyqtari i shkallës së parë paguhet 376 381 lekë në muaj, ndërsa gjyqtari i Grupit III në GJKKO arrin në 659 920 lekë. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, formula që kërkojnë KLGJ-ja dhe KLP-ja do ta çonte pagën e gjyqtarit të shkallës së parë në 567 421 lekë, atë të Apelit në 586 335 lekë dhe atë të gjyqtarit të posaçëm në 994 877 lekë. Përkthyer në gjuhën që kupton qytetari, bëhet fjalë për paga që nisin mbi pesë mijë euro dhe afrohen te dhjetë mijë euro në muaj.
Në të njëjtin vend, paga minimale arrin në 50 mijë lekë. Një punonjës me pagë minimale duhet të punojë pothuajse një vit që të marrë aq sa kërkon një gjyqtar fillestar brenda një muaji. Një pensionist rural, me pension rreth 11 500 lekë, duhet të jetojë afro katër vjet vetëm me ajër që të mbledhë një pagë mujore prej 567 mijë lekësh. Për pagën e pretenduar nga një gjyqtar të GJKKO-së do t’i duheshin më shumë se shtatë vjet pension.
Kjo nuk përfaqëson më një diskutim teknik mbi koeficientët. Ky raport financiar përfaqëson ndarjen e Shqipërisë në dy kampe. Në njërin jetojnë pensionistët që e racionojnë bukën thatë, punëtorët që paguajnë qiranë me borxhe, infermierët, mësuesit dhe specialistët që largohen jashtë vendit. Në tjetrin kamp jetojnë funksionarët e drejtësisë që kërkojnë t’i caktojnë vetes pagën, shtesat, diferencat prapavepruese dhe afatin kur Thesari duhet t’ua derdhë paratë.
Gjykatësit e argumentojnë kërkesën e tyre të çmendur me termin “pavarësi”. Sipas këtij arsyetimi, një gjyqtar duhet të marrë dhjetë mijë euro që të mos ndikohet nga politika, biznesi apo krimi. Ky argument përbën një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë. Ky argument nënkupton se ndershmëria e magjistratit varet nga çmimi që i paguan qytetari dhe se çdo pagë nën pretendimin e tij e ekspozon atë ndaj korrupsionit.
Pavarësia nuk matet në bordero. Atë e provojnë vendimet, integriteti, shpejtësia e gjykimit dhe barazia para ligjit. Një magjistrat nuk bëhet i pavarur kur i shtohen dy mijë euro në muaj. Ai bëhet i pavarur kur refuzon telefonatën e ministrit, zarfet e biznesit dhe ndërhyrjen e trafikantëve. Nëse shteti duhet t’i paguajë dikujt dhjetë mijë euro që të mos e shesë vendimin, atëherë nuk ka ndërtuar drejtësi. Ka ngritur një treg me çmime më të larta.
Procesi i vetingut nuk zbuloi një trupë të varfër gjyqtarësh që mezi paguanin qiranë. Ai ekspozoi apartamente, vila, toka, llogari bankare, hua familjare të dyshimta dhe pasuri që shumë magjistratë nuk arritën t’i justifikonin me të ardhurat e ligjshme. Qindra gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan, u larguan ose e braktisën sistemin përpara përballjes me kontrollin. Vetingu provoi se problemi i drejtësisë shqiptare nuk buronte vetëm nga paga. Ai buronte nga pandëshkueshmëria e atyre që shisnin vendime, grabisnin prona përmes togave të zeza dhe kthenin sallat e gjyqit në zyra ndërmjetësimi.
Nuk mund të them se çdo gjyqtar është i korruptuar. Sistemi ka edhe magjistratë profesionistë dhe të ndershëm, të cilët meritojnë pagë dinjitoze dhe mbrojtje nga presioni politik. Pikërisht këta gjyqtarë duhet të distancohen nga pangopësia korporatiste që po shfaqet sot në mbrojtje të pavarësisë. Ndershmëria e tyre nuk mund të përdoret si mbulesë për një kërkesë që e shkëput drejtësinë nga realiteti ekonomik i vendit.
Qytetari shqiptar nuk e mat drejtësinë me koeficientin 0.36, 0.38 apo me bazën 222 425 lekë. Ai e mat me vitet që pret për një vendim. E mat me pronën që ia kanë marrë dhe ia kanë tjetërsuar. E mat me shtyrjet e seancave, mungesën e trupave gjykuese, ekspertizat e porositura dhe dosjet që presin derisa palët të lodhen, të falimentojnë ose të vdesin.
Një trupë që kërkon standard financiar gjerman duhet të japë shërbim gjerman. Nuk mund të kërkojë rrogë europiane dhe t’i lërë qytetarit gjyqe që zgjasin një dekadë. Nuk mund të pretendojë statusin e elitës së shoqërisë dhe të prodhojë një sistem ku drejtësia mbërrin pasi konflikti e ka shkatërruar familjen, biznesin ose pronën. Nuk mund të përmendë dinjitetin e funksionit vetëm ditën e rrogave.
Ministria e Financave e vlerëson kërkesën në 40 milionë euro shtesë çdo vit dhe rreth 125 milionë euro për diferencat e periudhës 2023-2026. Magjistratët kanë të drejtë t’i kundërshtojnë këto llogaritje dhe qeveria duhet të publikojë çdo zë të faturës. Megjithatë, drejtësia nuk mund t’i japë vetes një çek të bardhë dhe t’i kërkojë Thesarit ta firmosë. KLGJ-ja dhe KLP-ja administrojnë sistemin, por nuk zotërojnë buxhetin e Shqipërisë.
Gjyqtari duhet të përfaqësojë shtresën më të përgjegjshme, më të përmbajtur dhe më të ndjeshme ndaj padrejtësisë sociale. Ai sheh çdo ditë varfërinë, dhunën, grabitjen e pronës, shkatërrimin e familjeve dhe dëmin që shkakton pushteti. Kur një trupë e tillë kërkon për vete paga deri në një milion lekë dhe nuk thotë asnjë fjalë për qytetarin që pret drejtësi prej dhjetë vjetësh, ajo humb autoritetin moral përpara se të humbë betejën ligjore.
Këta janë gjykatësit e turpit. Jo magjistratët që përballen me krimin dhe politikën. Këta e kanë kthyer pavarësinë në tarifë, Kushtetutën në faturë dhe togën e zezë në kartë bankare. Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë të mirëpaguar, por nuk ka detyrim të financojë një aristokraci gjyqësore që kërkon paga të Europës dhe i lë qytetarët të kalben në korridoret e drejtësisë./Pamfleti gjykatësit e turpit 13 Komente A 18 Shtator 2026, 11:35 Prapsia nisi kur demokrati i pare, njëkohësisht sekretari i fundit i Partisë Punës Berisha caktoi kryegʻǰykatës,kryetar të kushtetues Rustem Gjatën që sapo kishte vrarë një prift pasi donte shumë patën, kishte mare dhurata nga besimtarët dhe kishte në mend te arratisej. Përgjigjjuni P Perlat 18 Shtator 2026, 11:45 Analize profesionale, morale, sociale. Good job!????
Kjo kerkese e Tyre tregon që vetingun nuk e kane kaluar por i kane kaluar… . Kerkesa e Tyre tregon që jane pa turp fare edhe pa të kuq… në zemer nuk kane dhembshuri .. e cila është pjese e domosdoshme e gjykimit të drejte. C farë mund të presim prej tyre …nuk lutemi o zot fali se s fijne c bejne por O ZOT MOS NA DERGO në DYERT E TYRE .. Përgjigjjuni Q QEVERIA E TURPIT 18 Shtator 2026, 12:09 KRAHASIM I RROGAVE TË DEPUTETËVE DHE KRYEMINISTRIT ME VENDET E RAJONIT
Maqedoni e Veriut=(deputeti)=€3,000; (kryeministri)=€3,500.
Bosnjë-Hercegovinë=(deputeti)=€2,826; (kryeministri)=€3,178.
Mal i Zi =(deputeti)=€2,270; (kryeministri)=€2,400.
Pra, renditja: Shqipëria > Maqedonia e Veriut > Bosnja > Mali i Zi. Shifrat janë bruto mujore.
__________________________________________
Ndërkohë, paga minimale bruto/muaj:
Shqipëri=50,000 lekë bruto ≈ €518. Maqedoni e Veriut=38,507 denarë bruto ≈ €625, nga prilli 2026. Mal i Zi=rreth €700 bruto për nivelin deri në V; për nivelin VI rreth €950 bruto.
Bosnjë: në RS minimumi bazë është 1,476.23 KM ≈ €755; në FBiH minimumi është rreth 1,610 KM ≈ €823.
Pra, për minimumin bazë: Shqipëria ka pagën minimale bruto më të ulët, ndërsa FBiH në Bosnjë më të lartën nga këto katër vende.
________________________________________
Pra, qeveria Rama ka lënë popullin me pagën minimale më të ulët në rajon, dhe i qahet popullit për pagat e larta të gjyqtarëve, ndërkohë populli nuk ka një minimum jetik, dhe parlamentarët tanë kanë pagat më të larta në krahasim me parlamentarët në rajon. Për mos të harruar që janë të zhytur në korrupsion, shpërdorim detyre dhe vjedhje të fondeve publike. Dy zv.kryeministra nën hetim nga Spaku (Ahmetaj dhr Balluku), dhe Rama bën si naiv, sikur s'di gjë, sikur s'ka përgjegjësi. Dhe në vend që media të merret me Ramën dhe hajdutët e qeverisë, ia ngec turpin gjyqësorit. Ia arritëm edhe kësaj dite! Përgjigjjuni B Bani 18 Shtator 2026, 12:59 Keta me rroga si ne Amerike me sherbime dhe cilesi si ne Afrike nje drejtedësi e kalbur nga korrupsioni nuk ngopwn se vjedhuri nje reforme ne drejtesi me 0 rezultate Përgjigjjuni R Realisti 18 Shtator 2026, 13:52 Sa me shume rriten pagat e pushtetareve dhe te gjyqtareve e prokuroreve e mjekeve, aq me shume rritet korrupsioni. Përgjigjjuni L Lluca 18 Shtator 2026, 14:05 Sakte Gjergj. Edhe paga e gjyqtarit te shkallës së parë 376 381 lekë në muaj, dhe gjyqtari i Grupit III në GJKKO arrin në 659 920 lekë eshte e tepruar me ket drejtesi qe prodho. Turp. Përgjigjjuni A [email protected] 18 Shtator 2026, 14:27 Po vete i bete pagat keshtu….
Injorant shtet Përgjigjjuni F Feti Dema 18 Shtator 2026, 14:34 Të lumtë, Gjergj. Me shpatën e fjalës së lirë dhe në interes të publikes dhe qytetarëve j'ua ke prere hovin lakmitarëve. Çfarë rroga mijra euro kërkon Prokurori Shpëtim Garunja, Prokurorja Sonila Muhametaj(Domi), Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Taulant Banushi, Gjyqtarja e Gjykatës së Aplit Lutfije Celami, Gjyqtari Altin Abdiu , që me veprime dhe mos veprime, qartazi në shkelje të Kodit të Proçedurës Penale dhe të drejtave të qytetarit. Të lartë përmëndurit ose duhet të prononcohen për pagat, ose duhet të Kallzojnë mua Feti Hajdër Dema për kallzim të rremë. Tre kallzime penale për çështje të ndryshme vetëm nga familja ime, ndaj institucioneve publike D.K.SH.M Tiranë, ISSH dhe fondit Besa sha. Me dhjetra seanca gjyqësore, ku çështjet mund të zgjidheshin me reflektim, pa patur nevojën e gjykatave dhe prokurorisë. Nga 2012 deri 2026 sorollatje, stres dhe pasoja të tjera. Stoku i dosjeve ,arbitrariteti i administratës publike , largimi i shqiptarëve, është pasojë edhe e sistemit të drejtësisë. I cili(Sistemi Drejtesise) vepron sipas parimit: Njëra dorë lanë tjetrën dhe të dyja njollosin fytyrën e shtetit. Jam i hapur për çdo ballafaqim publik. Përgjigjjuni T TR 18 Shtator 2026, 14:35 Pas shtetit bektashi të Surrelit, doli edhe shtet batakçi i gjyqtarëve. Këta mendojnë se jetojnë në tjetër planet, pavarësisht se nota mesatare për tu rregjistruar në juridik është 6 (gjashtë). Pa futur, këtu, kursin 6-mujorësh të plepave. Përgjigjjuni M Mendim ndryshe 18 Shtator 2026, 14:53 KUR GJYQTARËT BËHEN “FAJTORËT” PËR DËSHTIMET E SHTETIT
_________________________________________ Po, gjyqësori ka probleme serioze, por nuk mund t'ia ngarkosh në mënyrë disproporcionale gjyqtarëve një problem që në një pjesë të madhe është krijuar ose menaxhohet nga shteti, ligjvënësi dhe ekzekutivi. Qeveria nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia për kushtet e funksionimit të drejtësisë. Po, ka gjyqtarë që duhet të mbajnë përgjegjësi. Po, ka procese që zgjasin në mënyrë të pajustifikueshme. Por nga kjo nuk del se faji kryesor është i gjyqtarëve. Përkundrazi, pyetja që duhet bërë është: kush e ka ndërtuar dhe kush e administron sistemin në të cilin këta gjyqtarë punojnë? Sepse gjyqtari nuk vendos vetë sa gjyqtarë do të ketë sistemi. Nuk vendos vetë sa vende do të jenë vakante. Nuk përcakton vetë buxhetin e gjykatave. Nuk harton ligjet procedurale. Nuk organizon sistemin e rekrutimit të magjistratëve. Nuk vendos vetë se si do të funksionojë administrata gjyqësore. Dhe sigurisht nuk është ai që miraton ligjet në Kuvend. Atëherë si mund të shpjegohet kriza e drejtësisë vetëm me fjalinë: “Gjyqtarët janë fajtorë sepse kërkojnë paga më të larta”? Nuk është analizë. Është thjesht zhvendosje e përgjegjësisë. Vetë Gjykata e Lartë ka raportuar një mungesë shumë të madhe të gjyqtarëve: në fund të vitit 2025 kishte 307 gjyqtarë efektivë kundrejt 417 të parashikuar. Pra, kemi 110 vende më pak se struktura e parashikuar. Dhe pastaj i themi qytetarit: “Pse po pret?” Pyetja është e drejtë. Por duhet bërë edhe pyetja tjetër: “Pse sistemi nuk ka kapacitetin njerëzor që duhet të kishte?” Kjo pyetje nuk zgjidhet duke fyer gjyqtarin. Le të flasim për pagat. Është krejt legjitime të diskutohet nëse një pagë e caktuar është e arsyeshme apo jo. Por nuk mund të thuash se një pagë më e lartë dmth gjyqtar i korruptuar. Nëse një gjyqtar është korruptuar, provoje. Nëse ka marrë ryshfet, hetoje. Nëse ka fshehur pasuri, sekuestroja dhe ndiqe penalisht sipas ligjit. Nëse ka zvarritur një çështje pa arsye, mbaje përgjegjës. Por nëse argumenti është vetëm se “si guxon të kërkojë pagë europiane kur qytetari pret?”, atëherë kemi kaluar nga analiza e drejtësisë te populizmi. Sepse paga nuk është shpërblim për çdo vendim të veçantë. Është pjesë e statusit të një funksioni kushtetues, i cili shoqërohet edhe me kufizime, papajtueshmëri, përgjegjësi dhe kërkesa të veçanta profesionale. Madje çështja e pagave nuk është thjesht një kërkesë e gjyqtarëve. Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë në këtë fushë dhe ka detyruar Kuvendin të bëjë ndryshimet e nevojshme. Pra, nëse duam të diskutojmë seriozisht për pagat, duhet të diskutojmë Kushtetutën, ligjin, standardet institucionale dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, jo ta reduktojmë çështjen në “gjyqtarët duan më shumë para”. Shteti ankohet për drejtësinë e ngadaltë, por shteti vetë është një nga palët më të mëdha në sistemin gjyqësor. Kur një qytetar përballet me një institucion publik në gjykatë, ai nuk përballet me një gjyqtar që ka zgjedhur të jetë kundërshtari i tij. Përballë ka shtetin. Dhe nëse shteti humbet çështje, paraqet rekurs të papranueshëm, prodhon akte administrative që përfjnë në gjykatë ose krijon ligje që gjenerojnë konflikte, edhe kjo duhet të hyjë në bilancin e përgjegjësisë. Nuk mund të jesh njëkohësisht prodhuesi i problemit, palë në proces dhe kritikuesi i vetëm i arbitrit. Prandaj, në vend që të bëjmë moralizime me “togën e zezë” dhe “kartën bankare”, le të bëjmë pyetje konkrete: Sa gjyqtarë mungojnë? Sa dosje janë në backlog (stoku i çështjeve të mbetura pa u zgjidhur brenda afateve të pritshme/ligjore)? Sa staf administrativ mungon? Sa kohë kërkon zëvendësimi i vakancave? Sa është financuar sistemi? Çfarë përgjegjësie kanë institucionet që hartojnë ligjet? Sa procese humbet shteti? Sa raste konkrete të korrupsionit janë provuar? Sa gjyqtarë janë ndëshkuar? Dhe mbi të gjitha: Cila pjesë e problemit është përgjegjësi e gjyqtarit dhe cila pjesë është përgjegjësi e shtetit? Këto janë pyetje serioze. Të thuash se “gjyqtarët kërkojnë pagat e Europës ndërsa qytetarët kalben në korridoret e drejtësisë” është një frazë e fortë. Por një frazë e fortë nuk është domosdoshmërisht një argument i fortë. Nëse duam drejtësi më të shpejtë, kërkojmë më shumë gjyqtarë. Nëse duam gjyqtarë më të ndershëm, forcojmë kontrollin dhe përgjegjësinë. Nëse duam më pak korrupsion, ndëshkojmë korrupsionin. Nëse duam procedura më të shpejta, ndryshojmë procedurat. Nëse duam gjykata funksionale, financojmë dhe administrojmë siç duhet sistemin. Por nuk mund t'ia faturojmë një gjyqtari të vetëm gjithë dështimin e një sistemi që është projektuar, financuar, ligjëruar dhe administruar nga shumë institucione. Kjo nuk është mbrojtje e gjyqtarëve. Është kërkesë për përgjegjësi të barabartë dhe analizë serioze. Sepse drejtësia nuk bëhet më e mirë duke gjetur një kokë turku. Përgjigjjuni K Kritikë modeste 18 Shtator 2026, 14:56 Nuk mund të trajtohet problemi i drejtësisë si problem i karakterit dhe lakmisë së gjyqtarëve, ndërkohë që një pjesë e madhe e problemit është institucional: numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve, vakancat, organizimi i gjykatave, administrimi i sistemit, infrastruktura, digjitalizimi, legjislacioni dhe financimi janë çështje që nuk zgjidhen duke fyer gjyqtarët për pagën që kërkojnë. Përgjigjjuni T Ton gogoss 18 Shtator 2026, 16:34 Ore çfar eshte ky mashtrim I madh !? Çeshte kjo paga bruto e gjyqtareve ,!??
A e dini ju se gjyqtareve nga rroga "Bruto" i ri rrembehet mbi njëmiljon lek të vjetra!?? Gjasme per sigurimet ,dhe pensjon!??
Dhe çdo gjyqtar mgjthse i merren prap paret, nuk kane as nje kusht sherbimi shendetsor !! Njelloj "fantastike" si gjithë shqiptaret ,në spitale ,në vizitat per ilaçet !!
p.s. Por edhe vitingun e katandisu ky "Koka e Peshkut" ,me Agacion! si donte vete!!! Përgjigjjuni I Ilirjani 18 Shtator 2026, 18:53 Nuk i luhet asnje prese cfare eshte shkruar.
vetem se duhet "Gjykata dhe Prokuroria e turpit". Lutem shikoni edhe avokatet seksere (avokat - prokuror; avokat -gjyqtar) dhe nese vijon korrupsioni ne sistemin e drejtesise se shume nga keta te rinjte po dalin me te rrezikshem e te pangopur se te vjetrit.
Gjithashtu perzgjedhjen e magjistrateve te rinje qe si fitohet konkursi i pranimit ne Shkollen e Magjistrstures (fitohet vit pas viti nga persona me lidhje familjare ne njeri-tjetrin, qe jane ne kete shkolle apo qe kane perfunduar shkollen e jane emeruar; fitojne femije apo familjare gjyqtaresh, prokutoresh apo profesoresh te Magjistratures, te anetareve te KLP spo KLGj e me keq edhe te atyre qe i ka kap vetingu apo nuk e kane kaluar vetingun, etj.). S thua se e kane ne gen apo me tapi. te trasheguar te jene gjyqtare apo prokutore.
A kane kaluar veting profesoret qe japin mesim te Shkolla e Magjistratures dhe z eshte e drejte qe ata qe nuk kane kaluar vetingun te mesojne e trajnojne magjistratet e rinje (qe kalojne vetingun sapo fillojne kete shkolle)? Po me pasurite e pajustifikuara te ish-magjistrateve qe i shkarkoi vetingu cfare u be?
A nuk duhet qe ti marri shteti, qe ose ti perdori per zyra publike, cerdhe, kopshte, shkolla, azil shteteror ose ti shesi dhe parate t'ua japi shtese pensionisteve dhe shtresave ne nevoje?
Po keta ish-magjistrate te korruptuar e inkriminuar a nuk duhet te denohen? Po pagat e larta te deputeteve dhe shtesat qe marrin nga phesemarrja neper komisione, qirate, karburanti, telefoni, etj a justifikohet me punen qe bejne dhe nivelin e ulet te jeteses se popullit shqiptar? Ne kete Shqiperine tone te individualitetit dhe mosnjohjes se jetes ne komunitet per faj re drejtuesve jo te mire(c'organizimit te organizuar) , per popullin nuk mendon njeri. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Albin Kurti: Shko Hashim! 17 Shtator 2026, 14:0314:03Editorial Kurthi pas verdiktit 16 Shtator 2026, 12:2412:24Editorial “Krug je zatvoren”/ Aleksandri dhe iluzionet e humbura të Perëndimit 15 Shtator 2026, 10:2410:24Editorial Evropa mes dy zjarresh 14 Shtator 2026, 11:1411:14Editorial Hëngshi kokat tuaja 13 Shtator 2026, 12:4612:46Editorial Ditë të zeza po vijnë... 12 Shtator 2026, 10:3110:31Editorial

