Lajme Zone
Akuzat për dënimin e ish-liderëve të UÇK-së, BE mesazh Kurtit dhe Ramës: Boll me sulme, vendimet duhen respektuar
PolitikëPamfleti

Akuzat për dënimin e ish-liderëve të UÇK-së, BE mesazh Kurtit dhe Ramës: Boll me sulme, vendimet duhen respektuar

Kurti e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama reagoi me fjalën “Marre”. Nga Brukseli, megjithatë, mesazhi është se Dhomat e Specializuara janë një organ gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm, ndërsa kundërshtimi i vendimit mund të bëhet përmes procesit të apelimit.

Rama-Kurti Brukseli reagon pas kritikave të Albin Kurtit dhe Edi Ramës ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara. BE mbron pavarësinë e gjykatës, kujton se vendimi është i shkallës së parë dhe u kërkon aktorëve në Kosovë dhe rajon të tregojnë përmbajtje. Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, pas reagimeve të tyre për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kurti e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama reagoi me fjalën “Marre”. Nga Brukseli, megjithatë, mesazhi është se Dhomat e Specializuara janë një organ gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm, ndërsa kundërshtimi i vendimit mund të bëhet përmes procesit të apelimit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, deklaroi se BE-ja ka marrë shënim vendimin e shkallës së parë, duke theksuar se proceset e Dhomave të Specializuara bazohen në përgjegjësinë individuale penale.

“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand, raporton KosovaPress.

Sipas tij, pas shpalljes së vendimit mbetet thelbësore që të ruhet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet, si dhe të garantohet mbrojtja e viktimave dhe dëshmitarëve.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Guillaume Mercier. Ai iu referua qëndrimit të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke theksuar se vendimet e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen, ndërsa personave të dënuar u garantohet e drejta për t'i apeluar ato.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Mercier.

Reagimi i Brukselit vjen dy ditë pasi Dhomat e Specializuara shpallën vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Më 16 shtator, trupi gjykues shpalli fajtorë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes. Gjykata i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim, duke u llogaritur koha e kaluar në paraburgim.

Procesi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023. Prokuroria mbylli paraqitjen e provave në prill 2025, procedura e provave përfi në dhjetor të po atij viti, ndërsa deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt 2026. Vendimi i 16 shtatorit është i shkallës së parë dhe çështja mund të vijojë në apel.rama kurti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama kërkon transparencë nga supermarketet: Çmimet dhe promocionet të pasqyrohen online 18 Shtator 2026, 15:1715:17Politike Kush i çoi armët në zonën e konfliktit? PD kërkon nga SPAK të hetojë Nufin 18 Shtator 2026, 13:2113:21Politike Rama i çon mesazh drejtësisë pas votimit të pagave: Pavarësia juaj nuk ra nga qielli 18 Shtator 2026, 11:5511:55Politike Ervin Demo betohet në Presidencë si ministër i Brendshëm! 18 Shtator 2026, 11:5411:54Politike PD i hap front Ramës për paratë publike, kërkon që KLSH të futet edhe te kompanitë private 18 Shtator 2026, 11:2211:22Politike “A t’u martua daja?”/ Gallatë në orët e vona në Kuvend, Zegjine Caushi përplaset me Bardhin: Shiko hallin tënd, Gazo! 18 Shtator 2026, 11:0911:09Politike