Lajme Zone
Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik

Për juristin Kreshnik Spahiu, përplasja e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe magjistratëve, ul reputacionin e institucioneve shqiptare. Ai propozoi që të dyja palët të bënin nga një hap pas dhe t'i jepnin fund sa më parë debatit për pagat.

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se përplasja mes qeverisë dhe magjistratëve, lidhur me bllokimin e pagave për gjyqtarët e prokurorët, duhet të ishte shmangur. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku e cilësoi konfliktin mes dy pushteteve si të paprecedentë, për një shtet që ka 36 vite demokraci. “Është e papranueshme që 36 vite pas ngritjes së një shteti ligjor në Shqipëri, të kemi një përplasje të këtij karakteri që është sa teknik, aq edhe banal. Sepse mendoj që nëse do të kishte pak vullnet nga të dyja palët, konflikti nuk duhet të kishte degraduar deri në pikën e sotme”, tha mes të tjerash Spahiu. LEXO EDHE:Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën Më tej Spahiu shtoi se nëse do i bëhej një analizë situatës, do të vihej re që të dy palët janë në të drejtën e tyre. “Mendoj me një analizë të thellë se të dyja palët janë në të drejtën e tyre. Sepse po ta shikojmë në detaje, padyshim që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve, për formulën përmes të cilës duhet zgjidhur niveli i pagave të gjyqtarëve dhe ka vendosur detyrimin për të nxjerrë aktet ligjore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi, por nga ana tjetër nuk është se ka një refuzim politik nga qeveria, për të thënë që nuk e ekzekutojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Spahiu. Në përfundim Spahiu theksoi se ky tension mes palëve në njëfarë mënyre është i stisur nga vetë Qeveria dhe sistemi gjyqësor. Për Spahiun, ky konflikt ul reputacionin e institucioneve shqiptare si te qytetarët, ashtu edhe te ndërkombëtarët. “Tashmë është publike që ka një datë në të cilën ligji do të miratohet në Kuvend dhe unë mendoj që në njëfarë mënyre është një teksion i amplifikuar me pa të drejtë nga të dy palët. Ky konflikt ul reputacionin e institucioneve kushtetuese shqiptare. Nga ana tjetër, vetë qeveria duhet të kishte gjetur një mënyrë për ta shmangur këtë debat. Por edhe gjyqtarët mund ta kishin shmangur këtë konflikt, kur bëhet fjalë për një javë”, përfi Spahiu. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 23:04 Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e sigurisë së ‘arrestit me burg’, me masa më të lehta sigurie për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Presidentin Ilir Meta.Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se është e paprecedentë që një kryebashkiak të ushtrojë të gjitha funksionet e tij nga qelia e paraburgimit dhe të mos lirohet.“Unë mendoj që shkeljet proceduriale i bëjnë shumë mirë Erion Veliajt. Nëse realisht janë shkelje që janë të bazuara dhe të provuara, këto përbëjnë një bazë të mirë të argumentuar që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut t’i japë mundësinë Veliajt kur të parashtrojë kërkesën në këtë gjykatë, që janë shkelur të drejtat e njeriut dhe të bjerë masa e sigurimit.E dyta, jemi përballë një situate që është e paprecedentë, që s’besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër. Hetimi ka mbaruar, është shumë e vështirë që provat që janë administruar të asgjësohen nga Veliaj. E dyta është që Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë dhe e ka lënë kryetar. Nga qelia Veliaj po ushtron gjithë të drejtat e veta. Atë pengimin e provave ai mund ta bëjë edhe nga burgu.Kjo mbetet vetëm një masë represive pa argument. Gjykata e Lartë javën që vjen ka gjithë detyrimin që t’i përmbahet edhe vendimit të Kolegjeve të Bashkuara për masat e sigurisë. Sepse ky është rast me impakt në publik, ky dhe Ilir Meta. Presidenti i Republikës bën dy vjet i izoluar atje. Me këtë ritëm Meta dhe Veliaj do bëjnë 4 vite paraburgim, apo 6 vite burg”, tha Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: institucionet Kreshnik Spahiu frontline qeveria gjyqtarët pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 4199 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?