Lajme Zone
Spahiu: Heqja e të drejtës së vetos, e vetmja mundësi që Shqipëria të antarësohet sa më shpejt në BE
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Heqja e të drejtës së vetos, e vetmja mundësi që Shqipëria të antarësohet sa më shpejt në BE

Sipas juristit Spahiu, janë vendet e reja që janë anëtarësuar sëfundmi në BE që pengojnë ndryshimin e ligjit themeltar të Unionit, për integrimin me shumicë të cilësuar.

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se e vetmja mundësi që Shqipëria të anëtarësohet në BE, është që të anëtarësohet pa të drejtë vetoje. Komentet Spahiu i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se me ardhjen e nacionalistëve në pushtet në disa vende të Europës, agjenda e zgjerimit të BE-së do të marrë fund. "Ky është i vetmi plan që Shqipërisë t'i mundësohet anëtarësimi në BE, sepse në të kundërt rrezikon shumë me ardhjen në pushtet të forcave nacionaliste ektremiste në Francë e Gjermani. Ardhja e nacionalistëve në Francë është çështje kohe dhe nazistët kanë fituar shumë terren në Gjermani dhe për ata është çështje kohe që të jenë sëshpejti në pushtet. Kështu zgjerimi nuk do të jetë më agjendë e BE-së", tha mes të tjerash Spahiu. LEXO EDHE:'A ke njohje me Agasin dhe a ke shkuar në Beograd?'- Salianji zbulon detaje nga marrja në pyetje e Vlora Hysenit në Komision: Ja si m'u përgjigj! Më tej Spahiu tha se për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera aspirante, e vetmja mënyrë është përshpejtimi i procedurave. Sipas Spahiut, janë vendet e reja që janë anëtarësuar sëfundmi në BE që pengojnë ndryshimin e ligjit themeltar të Unionit, për integrimin me shumicë të cilësuar. "Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet që aspirojnë për t'u anëtarësuar në BE, kanë vetëm një shans, që ky plan, ku vendet e reja anëtare të mos kenë të drejtë vetoje, është mundësia për përshpejtimin e procedurave. Kroacia është një nga vendet që përdor veton dhe nuk dëshiron që anëtarësimi në BE të shkojë me shumicë të cilësuar. Pra janë vendet e reja që janë anëtarësuar në BE që e pengojnë ndryshimin e ligjit themeltar. Shqipëria e ka trenin e fundit. Ideja e Ramës e Vuçiç për anëtarësim pa veto, mund të mos ketë qenë ide e tyre. Dikush u'a ka dhënë", shtoi Spahiu. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:50 Spahiu: Para Ramës kryeministër, prokuroria nuk guxonte kurrë të arrestonte një shef Shërbimi Sekret Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se para se Edi Rama të bëhej kryeministër, Prokuroria nuk guxonte kurrë të arrestonte një shef të Shërbimit Informativ Shtetëror, si në rastin e Hysenit.Komentet Spahiu i bëri në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se ky është një standard pozitiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE."Duhet të kemi parasysh që prokurorët e Prokurorisë Speciale janë konsultuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshi ata të BE-së, për çështjen e procedimit dhe arrestimit të Hysenit. Pra nivele të larta diplomatike kanë qenë në dijeni dhe kanë ndezur dritën jeshile për çështjen e Hysenit.E dyta, nëse Shqipëria ka treguar një pikë të dobët në standardin e krijuar për mungesën e autoritetit dhe organizimit të SHISH që duhet të jetë një nga shtyllat kryesore të ndërtimit të një shteti dhe kjo është një pikë e dobët në procesin e anëtarësimit, nga ana tjetër, edhe arrestimi i Hysenit përbën një standard pozitiv në optikën e BE-së përsa i përket pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Pra Shqipëria ka demonstruar atë që për 36 vite nuk ka ndodhur. Nuk i arrestoje dot krerët e shërbimit sekret të Berishës e Metës. Rama a po e pengon apo po e lejon drejtësinë të bëjë punën e vet?", tha mes të tjerash Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Kreshnik Spahiu anetaresimi ne be shqiperia mali i zi E drejta e votes repolitix Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4074 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?