Lajme Zone
Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën
PolitikëShqiptarja

Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën

Për juristin Kreshnik Spahiu, është e paprecedentë në çdo vend të botës demokratike që një kryebashkiak në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-President të qëndrojnë në qeli, teksa hetimi ndaj tyre vijon.

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e sigurisë së ‘arrestit me burg’, me masa më të lehta sigurie për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Presidentin Ilir Meta. Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se është e paprecedentë që një kryebashkiak të ushtrojë të gjitha funksionet e tij nga qelia e paraburgimit dhe të mos lirohet. “Unë mendoj që shkeljet proceduriale i bëjnë shumë mirë Erion Veliajt. Nëse realisht janë shkelje që janë të bazuara dhe të provuara, këto përbëjnë një bazë të mirë të argumentuar që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut t’i japë mundësinë Veliajt kur të parashtrojë kërkesën në këtë gjykatë, që janë shkelur të drejtat e njeriut dhe të bjerë masa e sigurimit. LEXO EDHE:Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg/ Avokati Duraj: Janë evidentuar një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut! Prençi: Kryebashkiaku i Tiranës s’duhet të qëndrojë në qeli E dyta, jemi përballë një situate që është e paprecedentë, që s’besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër. Hetimi ka mbaruar, është shumë e vështirë që provat që janë administruar të asgjësohen nga Veliaj. E dyta është që Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë dhe e ka lënë kryetar. Nga qelia Veliaj po ushtron gjithë të drejtat e veta. Atë pengimin e provave ai mund ta bëjë edhe nga burgu. Kjo mbetet vetëm një masë represive pa argument. Gjykata e Lartë javën që vjen ka gjithë detyrimin që t’i përmbahet edhe vendimit të Kolegjeve të Bashkuara për masat e sigurisë. Sepse ky është rast me impakt në publik, ky dhe Ilir Meta. Presidenti i Republikës bën dy vjet i izoluar atje. Me këtë ritëm Meta dhe Veliaj do bëjnë 4 vite paraburgim, apo 6 vite burg”, tha Spahiu. Lajmi kryesor: Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Kreshnik Spahiu erion veliaj spak GJKKO gjykata e larte Ilir Meta Strasburg Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 4199 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?