Lajme Zone
Spahiu: Çudi, por 100% e partive në Shqipëri ishin dakord me idenë e të dërguarit të Trump për Shtetin Bektashi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Çudi, por 100% e partive në Shqipëri ishin dakord me idenë e të dërguarit të Trump për Shtetin Bektashi

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se vizita në Tiranë e Këshilltarit Special të Presidentit të SHBA-ve për Partneritetin Global, Paolo Zampolli, ishte e lidhur drejtpërdrejtë me planin për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri. Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se vizita e sotme e Zampollit tregoi qartë se plani për shtetin Bektas

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se vizita në Tiranë e Këshilltarit Special të Presidentit të SHBA-ve për Partneritetin Global, Paolo Zampolli, ishte e lidhur drejtpërdrejtë me planin për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri. Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se vizita e sotme e Zampollit tregoi qartë se plani për shtetin Bektashi nuk është ide as e kryegjyshit botëror të bektashinjve, Baba Mondit dhe as e kryeministrit Edi Rama, por ka një sfond të gjerë ndërkombëtar. LEXO edhe...Spahiu: Injorancë e madhe në Shqipëri, askush s’e kupton pse SHBA kërkon Shtet Bektashi “Ai nuk ka ardhur në Tiranë në një vizitë personale. Ka ardhur në emër të Trump dhe Marco Rubio. Duke qenë se takoi Baba Mondin dhe 2 drejtuesit e partive kryesore, shihet qartë kush është qëllimi i të dërguarit të Presidentit të SHBA-së. Ajo që ndodhi sot mesa duket hedh dritë që e gjithë kjo histori nuk është një ide e Baba Mondit apo e kryeministrit Edi Rama. Sepse nuk mund të përfshihej Presidenti i SHBA-së në një bisedë që ka pasur Baba Mondi me baba Ramën”, tha mes të tjerash Spahiu. Më tej Spahiu kritikoi faktorin politik shqiptar për heshtjen mbi projektin e Shtetit Bektashi. Spahiu tha se partitë politike, si PS apo PD, por edhe forcat e vogla politike, duhet të kishin dalë me një qëndrim të qartë për këtë çështje. “Se kush janë objektivat, avantazhet dhe disavantazhet e Shqipërisë, ne ia vlen t’i diskutojmë. Por një gjë është sot e qartë, që jemi përballë një projekti ndërkombëtar, i cili nga sot është hedhur në tavolinë dhe nuk mund të diskutohet më në mënyrë jo-profesionale. Sepse sot të gjithë faktorët politikë kanë heshtur dhe asnjë zë politik nuk është kundra. Sot unë do të dëshiroja të shihja gjithë spektrin politik, i cili ka marrë përsipër të përfaqësojë sovranitetin popullor në Parlament, pozitë dhe opozitë, parti të mëdha e të vogla, në pushtet dhe jo në pushtet të shpreheshin, janë pro apo kundër idesë së të dërguarit të Presidentit të SHBA-ve për një referendum popullor për Shtetin Bektashi në Shqipëri”, shtoi Spahiu. Në përfundim Spahiu tha se mos-dalja e partive politike shqiptare me një qëndrim për Shtetin Bektashi, tregon sipas tij mungesën e përgjegjësisë, personalitetit dhe integritetit të politikanëve në vendin tonë. “Me keqardhje konstatoj mungesën e këllqeve, energjisë, përgjegjësisë, kapaciteteve politike në Shqipëri, pasi në momentin kur flet Uashingtoni janë pa personalitet dhe integritet. Heshtja e klasës politike shqiptare është një pafytyrësi, papërgjegjshmëri, vasalitet dhe mungesë e sovranitetit që kanë këta individë. Dhe më shumë tregon se çfarë hienash kemi ne këtu. Kjo është një histori që në Shqipëri vendosin dy veta”, përfi Spahiu. Ora 22:57 Spahiu: Injorancë e madhe në Shqipëri, askush s’e kupton pse SHBA kërkon Shtet Bektashi Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për platforma apo projekte ndërkombëtare, pasi sipas tij, jemi një shtet i vogël dhe i pafuqishëm për t’i parandaluar këto zhvillime.Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku diskutoi mbi idenë për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri.Spahiu tha se ku tha se liderët politikë në Shqipëri janë shumë sipërfaqësor“Në shqiptarët duhet të jemi të përgatitur për shumë platforma apo projekte ndërkombëtare. Sepse jemi aq të vegjël, sa jemi të pafuqishëm për të parandaluar disa projekte. Shqiptarët kanë qenë të papërgatitur për një proces të ndryshimit të kufijve në Ballkan. S’kemi ne as Akademi Shkencash, as diplomaci mbarëkombëtare, që të kemi analiza për t’i studiuar këto, edhe variantet më të këqija, edhe variantet më të mira”, tha mes të tjerash Spahiu.Duke përmendur qëndrimet kontradiktore të kryedemokratit Sali Berisha për Shtetin Bektashi dhe investimin në Zvërnec, Spahiu shtoi se liderët politikë në Shqipëri janë shumë sipërfaqësorë në qëndrimet e tyre politike.“Janë shumë sipërfaqësorë në qëndrimet e tyre politike. Këto i bën kur e mendon Sali Berisha. Njëherë thotë jam pro Zvërnecit, pastaj thotë jam kundër. Njëherë thotë jam pro shtetit Bektashi, njëherë thotë jam kundër”, vijoi Spahiu.Në përfundim Spahiu shtoi se shqiptarët duhet të shohin anët pozitive dhe negative të krijimit të një shteti Bektashi në Shqipëri. Sipas tij, ata që e kanë hedhur këtë ide, e kanë hartën e Ballkanit se çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh.Për Spahiun, politika dhe populli shqiptar është i papërgatitur për qëllimin e këtij projekti.“Shqiptarët duhet të ndalen dhe të mendojnë ky është një projekt në favor të shtetit shqiptar apo jo. Pa e kuptuar këtë, ti i bie të flasësh për një këngë kur s’kupton asnjë notë muzikore. Për këtë arsye edhe unë nuk marr kurajon të them që e di qëllimin e kësaj ideje. Ata që e hedhin këtë ide, e kanë hartën e Ballkanit se çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Sot jemi të papërgatitur të gjithë për qëllimin e këtij projekti”, theksoi Spahiu. Share R.Xh/ReportTv.al Kreshnik Spahiu repolitix Paolo Zampolli shteti bektashi baba mondi donald trump PS PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.3% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 5.8% Vota total: 1073 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?