Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës do të vijojë edhe ditën e sotme në orën 10:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve.
Seanca e 11 shtatorit u shty pasi deputetët nuk u dakorduan për mënyrën e votimit të pesë nënkryetarëv, ku Lëvizja Vetëvendosje u shpreh se nuk mund të votojë nënkryetarë që kundërshtojnë kandidatin për president.
Ndërkohë një natë më parë pas mbledhjes së kryesisë, LVV njoftoi se në seancën e sotme konstituive të Kuvendit, do të votojnë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.
Zgjedhja e presidentit është një prej çështjeve kyçe që pritet të procedohet pas konstituimit të Kuvendit.
Për vlefshmërinë e votimit për presidentin kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në rast se presidenti nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Kuvendi i Kosovës ka mbetur i pakonstituuar plotësisht për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve. Me përfundimin e këtij procesi do të krijoheshin kushtet për procedimin e formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

