Lajme Zone
Sot protestë kombëtare, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës; mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sot protestë kombëtare, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës; mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Sipas njoftimit të organizatorëve, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00. Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta e studentëve në Tiranë Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë paralajmëruar protestën radhës kombëtare ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistence, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00. Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme. Organizatorët shprehen se, pavarësisht protestave të zhvilluara prej muajsh, deri më tani nuk kanë marrë përgjigjen që kërkojnë nga qeveria.

Në deklaratën e tyre, studentët theksojnë se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se faza e re e organizimit synon të krijojë një lëvizje më të qëndrueshme dhe më të fuqishme. Ndërkohë, bojkoti i procesit mësimor është duke vijuar.

Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen". Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vizita së Ramiz Alisë në OKB, 1990: Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër 7 Nëntor 2026, 07:5507:55Aktualitet Kthjellime dhe vranësira, si do jetë moti sot 7 Nëntor 2026, 07:0607:06Aktualitet “Në SHBA fitoi Antifa”, Ilir Kulla: Rama është mërzitur shumë me rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë 6 Nëntor 2026, 22:1922:19Aktualitet Gjoba për protestuesit dhe televizionet, Lutfi Dervishi ironizon: Mos u vijnë faturat edhe atyre që e panë nga ekrani! 6 Nëntor 2026, 20:2220:22Aktualitet Qytetarët rikthehen në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës 6 Nëntor 2026, 20:0220:02Aktualitet Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras 6 Nëntor 2026, 14:5414:54Aktualitet