Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Sot protesta e 43-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi


Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do të marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do të marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Protestat qytetare janë karakterizuar nga masiviteti, energjia dhe vendosmëria për ta mbajtur të gjallë kauzën pavarësisht se ka kaluar mbi 1 muaj që qytetarët mbushin rrugët çdo ditë. Ndërkohë mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Protestuesit u shprehën të vendosur se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të Tiranës prej disa orësh. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb