Kryeministri Edi Rama zhvillon sot, më 3 shtator, një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në takim marrin pjesë deputetët e mazhorancës, si dhe përfaqësues të qeverisë.
Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mbledhja nis në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.
Takimi zhvillohet në kuadër të organizimit të punës politike dhe institucionale të mazhorancës, me pjesëmarrjen e grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Top Channel

