Lajme Zone
Sot festa e Halloween, origjina e saj legjendat dhe mitet
KulturëReport TV

Sot festa e Halloween, origjina e saj legjendat dhe mitet

Halloween, që festohet çdo 31 tetor në Shtetet e Bashkuara, dhe tashmë në çdo vend të botës, e ka origjinën e saj në Irlandë rreth 2500 vjet më parë, në festën e njohur si Samhain

Halloween, që festohet çdo 31 tetor në Shtetet e Bashkuara, dhe tashmë në çdo vend të botës, e ka origjinën e saj në Irlandë rreth 2500 vjet më parë, në festën e njohur si Samhain. Në kalendarin kelt, kjo datë shënonte fundin e vitit dhe Keltët organizonin ceremonira për të nderuar shpirtrat e të vdekurve. Gjatë kësaj nate, ata vishnin kostume të frikshme për të trembur fantazmat, duke besuar se qenie të tjera do të vizitonin të gjallët. Tradita e Samhain u ruajt dhe u përcjell nga emigrantët irlandezë në Shtetet e Bashkuara në mes të shekullit të 19-të. LEXO edhe...SHBA/ Festa e Halloween-it kthehet në tmerr: Shoferi i dehur përplas makinën mes turmës, plagosen 6 persona! Mes tyre 3 fëmijë Një nga simbolet më të njohura të festës është kungulli i gdhendur me një qiri brenda, i njohur si Jack-o’-lantern. Sipas një legjende irlandeze, një burrë me emrin Jack, pasi mashtroi djallin, mbeti i dënuar të endej në errësirë me një prush të vendosur brenda një rrepe të zbrazur. Më vonë, në Amerikën e Veriut, rrepa u zëvendësua nga kungulli. Me kalimin e kohës, Halloween ka evoluar duke përfshirë elemente nga kultura të ndryshme. Sot, festa përfshin aktivitete të ndryshme, si veshja e kostumeve, dekorimin e shtëpive dhe “trick-or-treating,” ku fëmijët kërkojnë karamele nga fqinjët. Kjo festë, ndryshe nga më parë, tani sjell një atmosferë argëtuese dhe shumë pak frike, duke bashkuar njerëzit përmes festave dhe filmave horror. Xh.K/ReportTv.al halloween Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.2% Nuk e di 9.1% Vota total: 449 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?