Lajme Zone
Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe mjegulla! Rënie inertesh në disa akse
Të tjeraReport TV

Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe mjegulla! Rënie inertesh në disa akse

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu, ulje të temperaturave dhe mjegull, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje dëbore. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë prekur të tria bashkitë, Kukës, Tropojë dhe Has, duke sjellë vështirësi kryesisht në zonat e thella malore.

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu, ulje të temperaturave dhe mjegull, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje dëbore. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë prekur të tria bashkitë, Kukës, Tropojë dhe Has, duke sjellë vështirësi kryesisht në zonat e thella malore. Deri më tani nuk raportohen problematika të theksuara sa i përket situatës së emergjencave apo përditshmërisë së banorëve. LEXO edhe...E shtuna rikthen reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për sot (VIDEO) Megjithatë, në disa segmente të akseve rrugore nacionale, veçanërisht në zonat malore, ka pasur rënie gurësh në trupin e rrugës. Ndërhyrja në kohë e kompanive të mirëmbajtjes ka bërë të mundur largimin e tyre, pa krijuar pengesa për qarkullimin e automjeteve. Edhe në Rrugën e Kombit, pavarësisht reshjeve të shiut dhe kushteve atmosferike, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Megjithatë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë në rrugë. Sipas parashikimeve meteorologjike, duke filluar nga dita e mërkurë e javës së ardhshme pritet një përmirësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime të vranësirave kalimtare, duke sjellë një ndërprerje të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë ditët e fundit qarkun e Kukësit. Xh.K/ReportTv.al Kukes mjegulla reshje shiu Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.1% Nuk e di 9% Vota total: 455 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?