Lajme Zone
Kukës/ Të dënuar në Gjermani me nga 15 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova! (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kukës/ Të dënuar në Gjermani me nga 15 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova! (EMRAT)

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Vijon puna për ekstradimin e dy të rinjve drejt Gjermanisë.

Kukës - Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Sipas njoftimit të policisë Gentrit Muli 22-vjeç dhe Florent Berisha 24-vjeç ishin shpallur në kërkim nga Gjermania pasi në qershor të këtij viti Gjykata e Erfurtit, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”. LEXO edhe...Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe mjegulla! Zonat malore nën petkun e bardhë të dëborës (VIDEO) Vijon puna për ekstradimin e dy të rinjve drejt Gjermanisë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Ëanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht: G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Gentrit Muli Florent Berisha Kukes vjedhje morine ekstradim Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.9% Nuk e di 9.1% Vota total: 462 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?