Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.BIENALJA NDËRKOMBËTARE E KARIKATURËS “NIKO NIKOLLA” NË KORÇË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Otello’ e Shekspirit rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar! Fytyra e padukshme e njeriut ekspozitë në Galerinë e Arteve Shkodër Në Korçë vijon të mbahet edhe sot dhe nesër Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla”. Aktiviteti i kushtohet artit të karikaturës dhe mban emrin e një prej përfaqësuesve të njohur të saj në Shqipëri. 2. “NËNA” DHE “KREVATI I GJYSHES” NË TEATRIN “METROPOL” Në Teatrin “Metropol” vjen sot dhe nesër në orën 19:00 shfaqja “Nëna”, e autorit Ruzhdi Pulaha, me regji nga Milto Kutali. Shfaqja vjen si një udhëtim mes kujtesës dhe harresës, ku të vërtetat e fshehura vënë në provë personazhet. Interpretojnë Marjeta Ljarja, Yllka Mujo, Klea Konomi, Elia Zaharia, Xhino Musollari, Roerd Toçe dhe Joana Omeraj. Ndërkohë, për publikun e vogël, “Metropoli” sjell gjatë kësaj fundjave edhe “Krevati i gjyshes” 3. “1984” NË TEATRIN EKSPERIMENTAL, NESËR SHFAQJE PËR FËMIJË Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon edhe mbrëmjen e sotme shfaqja “1984”, bazuar në veprën e George Orwell-it. Me dramatizim nga Jeton Neziraj dhe regji nga Dino Mustafić, ajo është një bashkëprodhim me Teatrin “Migjeni”. Në qendër është Uinston Smith, punonjës i Ministrisë së së Vërtetës, ku historia rishkruhet sipas kërkesave të pushtetit. Ëndrra për liri dhe lidhja e fshehtë me Xhulian e vendosin përballë një sistemi ku asgjë nuk i shpëton kontrollit. Interpretojnë Ema Andrea, Rafael Hoxhaj, Eva Gjika, Jozef Shiroka, Adriana Tolka dhe Nikolin Ferketa. Ndërsa nesër në orën 10:30 do të vijë në skenë shfaqja për fëmijë “Kush i shpiku rregullat?”. 4. “ZNJ. PLASTIKË”, CIRK PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE Akrobaci, humor dhe ngjyra sjell spektakli “Znj. Plastikë”, që do të shfaqet edhe sot në orën 17:00, në Teatrin e Kukullave. Historia vendos përballë plastikën dhe zanat e natyrës, të cilat zbulojnë se bashkimi është forca e tyre më e madhe. Me një mesazh për mbrojtjen e mjedisit, spektakli ndërthur argëtimin me ndërgjegjësimin e fëmijëve. Autore e pjesës është Delinda Zhupa, kostumografia dhe skenografia janë realizuar nga Eldo Disha, ndërsa drejtimi artistik nga Olta Ahmetaj. 5. “SHTËPIA”, PREMIERA E RE NË TEATRIN “PETRO MARKO” NË VLORË Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë do të vijojë të shfaqet edhe sonte dhe nesër në orën 19:00 komedia “Shtëpia”. E ndërtuar mbi motivet e komedisë “Vëllazëri e interes” të Kristo Floqit, vepra vjen me tekst, përshtatje dhe regji nga Naser Shatrolli. 6. “OTELLO” DHE “AVENTURAT E WINNIE POOH” NË TEATRIN KOMBËTAR “Otello” i William Shakespeare-it vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar edhe sot dhe nesër në orën 19:00. Nën regjinë e Qëndrim Rijanit, tragjedia sjell për publikun historinë e dashurisë, xhelozisë dhe manipulimit që çon drejt shkatërrimit. Ndërsa nesër paradite, më 1 nëntor, fëmijët mund të ndjekin “Aventurat e Winnie Pooh”, me dy orare shfaqjeje, në 10:30 dhe 11:30. 7. HALLOWEEN ME “DISCO INFERNO” TEK QENDRA E ARTIT “AGIMI” “Agimi Art Center” pret mbrëmjen e sotme “Disco Inferno”, një festë Halloëeen-i në kuadër të “Tetorit Krijues”, organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative. Programi përfshin muzikë nga DJ Ad Disha dhe Lura, grim profesional për Halloween nga Miki, si dhe aktivitetin “Harbim Somatik Shtrigash” me Denin, në orën 19:00. Hyrja është e lirë. 8. “INFERNUM FEST”, MUZIKË ELEKTRONIKE TE “ASLLAN RUSI” Për adhuruesit e muzikës elektronike, “Infernum Fest” mbyll sonte, më 31 tetor programin e tij. Festivali mbahet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” dhe ka njoftuar 13 artistë në skenën kryesore, mes tyre pesë emra kryesorë. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 40.7% Nuk e di 9% Vota total: 469 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

