“Norvegjia është kthyer në një vend haleje”. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë një tubimi politik në Michigan, duke shkaktuar reagime edhe në vendin skandinav. Deklarata e tij mori një përgjigje të pazakontë nga agjencia shtetërore e turizmit, Visit Norway e cila vendosi ta kthejë fyerjen në një fushatë promovuese me humor. Agjencia publikoi një guidë me disa prej tualeteve publike më spektakolare të Norvegjisë, duke e shoqëruar me sloganin ironik “Norway makes shithouses great again”. LEXO edhe...Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë “Dëgjuam disa zhurma për një ‘vend haleje’. Çfarë mund të themi? Ne kemi disa prej tualeteve më të bukura dhe spektakolare në botë”, shkroi Visit Norway në rrjetet sociale. Në guidë përfshihet tualeti panoramik në Stegastein, i ndërtuar në buzë të një shkëmbi me pamje nga fjordi Aurlandsfjord, si dhe “Tualeti i Artë” në ishullin Senja, i kthyer në një ndalesë të njohur për turistët. “Kur jeta të jep limona, ose citime të tilla, ti bën limonadë dhe përmbajtje virale.”-shprehu Evgenia Egorova. Egorova tha se ekipi kishte përgatitur më herët materiale të ngjashme për Ditën Botërore të Tualeteve dhe vendosi t'i ripërdorte pas deklaratave të Trump. Ajo shtoi se reagimi i publikut ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Përplasja vjen në një kohë kur Trump ka kritikuar vazhdimisht Norvegjinë dhe Komitetin Nobel, për shkak të pakënaqësisë së tij që nuk është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen. A.C/ReportTv.al Visit Norway donald trump Norvegjia Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.9% Nuk e di 9.1% Vota total: 462 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
