Lajme Zone
Autorë të disa vjedhjeve në Pogradec dhe Korçë, pranga dy të rinjve! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori! (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Autorë të disa vjedhjeve në Pogradec dhe Korçë, pranga dy të rinjve! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori! (EMRAT)

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash, si dhe automjetin me të cilin dyshohet se kryenin lëvizjet.

Uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona, pasi dyshohen për një seri vjedhjesh në biznese dhe automjete në Pogradec dhe Korçë. Bëhet fjalë për dy 26-vjeçarë, Romeo Memetali dhe Ronaldo Mehmeti të cilët dyshohet se kanë vjedhur në pesë biznese dhe kanë marrë sende nga një automjet. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash, si dhe automjetin me të cilin dyshohet se kryenin lëvizjet. LEXO edhe...Zjarri përfshin për herë të dytë fabrikën e kafesë në Pogradec! Dyshohet një shkëndijë elektrike (VIDEO) Ndërkohë, është identifikuar edhe një person i tretë, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre i cili është shpallur në kërkim. Njoftimi i policisë: Pogradec/Finalizohet operacioni policor “Qarku” Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohen sendet e dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan punën, koordinuan veprimet dhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, bënë të mundur zbardhjen e 6 vjedhjeve. Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Drenovë, dhe R. M., 26 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura, së bashku me një shumë parash dhe një automjet me të cilin këta shtetas lëviznin. Gjithashtu, u identifikua bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij. Gjatë hetimeve rezultoi se këta shtetas dyshohet se janë autorë të vjedhjeve në 5 biznese dhe të disa sendeve në një automjet, vjedhje këto të ndodhura në Pogradec dhe Korçë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Korce pogradec biznese Ronaldo Mehmeti Romeo Memetali Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.1% Nuk e di 9% Vota total: 455 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?