Me të paktën 5 ndryshime të rëndësishme pritet të zbresë në fushë sonte kombëtarja shqiptare përballë San Marinos, ku tre pikëshi është detyrim. Trajneri Rolando Maran ka mundësinë që të provojë të rinj në formacion, i cili pritet të jetë sërish sipas skemës 4-2-3-1, Me Berishën që rikonfirmohet në portë, sipas informacioneve mbrojtja do të ndryshojë nga krahët krahasuar me 11-tëshen përballë Bjellorusisë, me Samuel Sinën që do të debutojë. 19-vjeçari do të jetë në krah të djahtë të prapavijës në vend të Hysajt, ndërsa Mitaj do të rikthehet në krah të djathtë në vend të Pilos. Qendra e mbrojtjes mbetet e pandryshuar me Gjimshiti dhe Ismajlin Edhe Ramadani nuk do të jetë në formacionin e parë, vendin e të cilit do ta zërë Shehu në qendër të mesfushës, bashkë me Asllanin LEXO EDHE:Ursula von der Leyen nis nesër turin ballkanik, ndalesa e parë Tirana! Presidentja e KE sjell planin e anëtarësimit për 4 shtete Mehmeti e Uzuni do të vendosen nga Maran që nga minuta e parë, duke lënë në stol Seferin dhe Arbër Hoxhën, ndërsa Muçi edhe në këtë sfidë do të jetë në formacion. Në kokë të sulmit është sërish Manaj.Për sfidën e cila nis 20:45 në “San Marino” stadium, Maran ka ekip në gjendje të mirë fizike, përveç Klisman Cake që vazhdon të stërvitet vetëm, ndërsa portieri Simon Simoni do t’i bashkohet skuadrës U-21. Për trajnerin dhe kapitenin Gjimshiti sfida si këto me San Marinon ku tre pikëshi është detyrim janë provë karakteri. "Sigurisht që do të duhet të përballemi me qasjen e duhur në ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje, edhe me një vëmendje dhe një durim të veçantë specifikisht, sepse në këtë mënyrë di edhe se çfarë duhet të bësh. Sigurisht kemi shumë respekt për San Marinon, por kjo na jep edhe motivacion për të marrë masat e duhura për situatat që do të krijohen ndaj ndeshjes", tha Rolando Maran, trajner i kombëtares "Duhet të futemi në fushë me mentalitetin e duhur. Të jemi gati 100%. Varet edhe se si do të luajë San Marino, por edhe mënyra se si do të futemi ne në fushë, me agresivitetin dhe kualitetin që kemi. Besoj që mund t’ia dalim të gjithë së bashku. Të gjithë lojtarët që do të jenë në fushë dhe nga pankina janë shumë të rëndësishëm nesër. Kjo duhet të jetë forca jonë", u shpreh kapiteni Gjimshiti. Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë 2-0 dhe trajneri Maran për sfidën e dytë pritet të bëjë ndryshime në formacion më së shumti në repartin e sulmit. Kombëtarja e ka mundur San Marinon në të katërta ndeshjet e luajtura duke i shënuar 13 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Drejtësi do vendosin arbitra hungarezë. K.T./Shqiptarja.com TAG: berat gjimshiti Rolando Maran futboll Nations League shqiperia kombetarja shqiptare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 39% Disi 7.1% Vota total: 3327 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

