Lajme Zone
Italia lë pas vërshëllimat, ‘poker’ në Turqi! Franca bind, fitore force në Belgjikë, Suedia mposht Poloninë
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Italia lë pas vërshëllimat, ‘poker’ në Turqi! Franca bind, fitore force në Belgjikë, Suedia mposht Poloninë

Italianët e Mançinit kanë reaguar në mënyrën e duhur pas humbjes në shtëpi me Belgjikën. Të kaltrit fituan 1-4 në Turqi mbrëmë, duke dominuar që në minutat e para. Franca mori një fitore force në Beligjike me golin e Olise në minutat e fundit. Sonte në Ligën e Kombeve spikat supersfida Spanjë-Kroaci.

Vërshëllimat në Romë pas humbjes ndaj Belgjikës, duket se i kanë bërë mirë Italisë. ‘Azurrët’ e Mancinit rizbuloi shkëlqimin dhe aftësitë në shënimin e golave, duke mposhtur Turqinë 4-1 në Bursa në Ligën e Kombeve. Të kaltrit e mbyllën sfidën që në pjesën e parë, e cila përfi 3-0. Vetëm 8 minuta iu deshën ekipit të Mancinit të zhbllokonin sfidën me Alessandro Bastoninm ndërsa pak minuta më pas Frattesi dyfishoi epërsinë, dhe Kayode e çoi rezultatin në 3-0 para përfundimit të pjesës së parë. Në të dytën turqit dhanë shenja me ngushtimin e rezultatit pas golit në minutën e 47-të të Yilmaz por 3 minuta më pas Esposito mbylli ndeshjen në 1-4. Në duelin tjetër të këtij grupi Franca fitoi me rezultatin 0-1 kundër Belgjikës. Golin që vulosi duelin e realizoi Olise në minutën e 88-të. Me këtë fitore, edhe pse pa Mbappe, ‘gjelat’ tregojnë se vijojnë të jenë pretendentë të mëdhenj dhe udhëheqin grupin me 6 pikë, ndërsa Belgjika renditet e dyta me 3 pikë, po aq sa Italia, por ‘axurrët’ kanë humbur përballjen direkte më belgët. LEXO edhe...Dritë në fund të tunelit, Mancini gjen fitoren e parë me Italinë! Mposht thellë Turqinë, fiton edhe Franca Polonia e kishte menduar prej kohësh mundësinë e arritjes së një revanshi ndaj Suedisë, por në fund ishin suedezët që triumfuan pastër në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve të këtij sezoni. Ndeshja, e luajtur në Straëberry Arena, filloi me një ndërprerje të shkurtër për shkak të nevojës për të hequr rrotullat e letrës së hedhur në fushë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pasi në të tetën zhbllokoi Nygren dhe polakët barazuan me Szymanski 2 minuta para fundit. Në të dytën suedezët morën frenat e lojës në dorë duke shënuar 2 herë me Ayari dhe Gyokeres për tre pikë të rëndësishme. Sa i përket sfidave të tjera spikat fitorja e Bosnjë Hercegovinës në Rumani që përfi 2-4. Ndërkohë që sonte për grupin 3 të Ligës A Spanja kampione e botës prej Kroacinë, ndërsa Anglia luan në Çeki. K.T./ReportTv.al Liga e Kombeve Italia Franca Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 39% Disi 7.1% Vota total: 3327 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?