Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, pasi një 16-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht pas një dëmtimi të rëndë që mori në kokë gjatë një ndeshjeje. I mituri shqiptar Asllan Gjana, doli jashtë fushës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit. Futbollistit iu dha menjëherë ndihma e parë nga mjeku, por për shkak të gjendjes së rëndë u vendos transportimi i menjëhershëm drejt spitalit. LEXO edhe...Greqi/ Shqiptari sulmon me thikë 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi, arrestohet 16-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavalës, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, shokët e skuadrës dhe komuniteti sportiv në Kavala. Ndërkohë Klubi Byronas Kavala reagoi me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të futbollistit të tij: "Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja atletike e Byron Kavalës i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj. Byroni i Kavalës është në zi, ka humbur një nga fëmijët e tij. Udhëtim të mbarë, djali ynë, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona", thuhet në reagimin e klubit. SI.E./ReportTv.al futbollisti greqi Asllan Gjana Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 39% Disi 7.1% Vota total: 3327 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

