Ajo që u konsiderua si një ditë e zezë për drejtësinë ndërkombëtare mori formë në dhomat e ftohta të Gjykatës Speciale në Hagë, ku u dha një nga vendimet më të turpshme dhe goditëse ndaj historisë së popullit shqiptar. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës — Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u përballën me dënime maksimale, vetëm pse udhëhoqën rezistencën për mbrojtjen e atdheut dhe përballjen me gjenocidin e regjimit serb.
Ky vendim ka nxitur një valë të fuqishme reagimes në të gjitha trevat shqiptare. Pas njoftimit të trupit gjykues, redaksia e JOQ Albania zhvilloi një sondazh intensiv për të matur reagimin e opinionit publik. Përgjigja e qytetarëve ishte absolute: 95% e shqiptarëve, qindra e mijëra votues u shprehën kategorikisht kundër këtij vendimi.
Ky rezultat tregoi qartë se shqiptarët refuzojnë t'i mbrapsojnë sakrificat e së kaluarës. Përqindja e lartë e votuesve dëshmon se kujtesa kolektive mbetet e patundur ndaj ngjarjeve të vitit 1999: Kujtesa e sakrificës: 95% e shqiptarëve nuk e harrojnë gjakun e derdhur për liri, as viktimat civile, gratë dhe fëmijët e rënë gjatë spastrimit etnik. Refuzimi i tjetërsimit të historisë: Dhuna, përdhunimet, dëbimet masive dhe tentativat për shfarosje nga regjimi i Millosheviçit nuk mund të barazohen apo të fshihen me asnjë verdikt gjyqësor. Sot, opinioni publik mban të njëjtin qëndrim: liria dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhen apo të zhbëhen brenda katër mureve të një gjykate. Ajo është e shkruar me kohë mbi veprën e Adem e Hamëz Jasharit, Agim Ramadanit, Zahir Pajazitit e shumë dëhmorëve që derdhën gjakun për Kosovën, si dhe mbi kontributin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

