Lajme Zone
Mësuesit denoncojnë DRAP Fier: Kemi dalë fitues në portal, por nuk po punësohemi
PolitikëJOQ Albania

Mësuesit denoncojnë DRAP Fier: Kemi dalë fitues në portal, por nuk po punësohemi

Një grup mësuesish nga Vlora, kandidatë të Portalit “Mësues për Shqipërinë” për vitin shkollor 2026–2027, i janë drejtuar redaksisë së JOQ me një denoncim lidhur me procesin e punësimit në DRAP Fier.

Një grup mësuesish nga Vlora, kandidatë të Portalit “Mësues për Shqipërinë” për vitin shkollor 2026–2027, i janë drejtuar redaksisë së JOQ me një denoncim lidhur me procesin e punësimit në DRAP Fier.

Sipas tyre, ndërsa viti i ri shkollor ka nisur, DRAP Fier ende nuk ka bërë publike vendet e lira të punës dhe orët e disponueshme për kandidatët e portalit. Mësuesit thonë se në DRAP-et e tjera procesi i emërimeve ka nisur.

“Kemi konkurruar dhe jemi renditur në Portalin ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe kërkojmë që vendet e lira të publikohen dhe punësimet të kryhen në përputhje me renditjen dhe rregullat e përcaktuara”, shprehen ata.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre lidhet me shpërndarjen e orëve të lira. Sipas mësuesve, një pjesë e këtyre orëve po u jepen si orë suplementare mësuesve ekzistues, ndërkohë që ka kandidatë të renditur në portal që presin punësimin sipas profilit të tyre.

Për këtë situatë, mësuesit kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit për një verifikim të procesit në DRAP Fier dhe ZVAP-të përkatëse.

Ata kërkojnë që të kontrollohen vendet reale të lira, orët e disponueshme, mënyra e shpërndarjes së tyre dhe emërimet e kryera për vitin shkollor 2026–2027.

“Ne nuk kërkojmë privilegje apo favore. Kërkojmë vetëm të drejtën tonë për një proces të drejtë dhe transparent”, thuhet në denoncim.

Mësuesit kërkojnë transparencë të plotë mbi procesin e punësimit dhe respektimin e të drejtave të kandidatëve të Portalit “Mësues për Shqipërinë”.