Ka hyrë sot në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparecës, tre muaj pasi u shpërnda. Rikthimi i Bordit të Transparecës vjen kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë. LEXO edhe...VKM/ Mario Keputa emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Bordi i Transparencës ka për detyrë për të caktuar çmimet tavan të karburantit në vend, duke mos lejuar kompanitë e furnizimit me karburant që të abuzojnë me çmimet. Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, si dhe subjektet e licencuara për veprimtari me shumicë dhe pakicë në tregun e hidrokarbureve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha dje se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë. “Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”, tha Ibrahimaj. R.Xh/ReportTv.al bordi i transparences ministria e ekonomise çmimi i naftes Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2206 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
