Dje zhvillova anketimin elektronik AIM me banorë të rritur, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Në kampionin e anketimit u përfshinë 1234 të anketuar krejt të rastësishëm nga i gjithë vendi. Kampioni u kolaudua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më afërsisht popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, arsimore dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 2.8%. Pyetja kryesore ishte: “Çfarë tregon për korrupsionin numri i madh i padive penale të SPAK-ut?” Nga anketimi rezultoi se mbi 55% e të anketuarve mendonin se numri i madh i padive penale të SPAK-ut tregon se korrupsioni është goditur në Shqipëri (shihni Grafikun 1). Nga ana tjetër, mbi 43% mendonin se numri i madh i padive penale është tregues i rritjes së korrupsionit (1.5% ishin të dyzuar). LEXO EDHE:Raporti i DASH për klimën e biznesit/ Tabaku: Korrupsioni ka një faturë dhe e paguajnë qytetarët! Kapitali serioz kërkon transparencë dhe konkurrencë (VIDEO) Ndër ata që mendonin se korrupsioni është goditur, shumica ishin votues të vjetshëm socialistë, por kishte edhe shumë të tjerë që ishin mosvotues ose votues të partive të vogla. Nga ana tjetër, ata që mendonin të kundërtën ishin shumica votues të vjetshëm të PD-ASHM-së, por edhe të disa partive të vogla. Një pyetje tjetër në sondazh ishte “Çfarë reagimi donit nga Kryeministri Rama pas arrestit shtëpiak të Vlora Hysenit?” Nga anketimi rezultoi se 40% e të anketuarve mendonin se Kryeministri Rama bëri reagimin e duhur. Ndërsa 8% mendonin se Rama duhej të kërkonte falje publike dhe pothuaj 8% mendonin se Rama duhej të jepte dorëheqjen si kryeministër. Nga ana tjetër, mbi 44% mendonin se ai duhej shpallte zgjedhje të parakohëshme (shihni Grafikun 2). Ndër ata që mendonin se reagimi që bëri Rama ishte i duhuri, shumica dërmuese ishin votues të vjetshëm socialistë. Ndër ata që mendonin se Rama duhej të kërkonte falje publike ose të jepte dorëheqjen si kryeministër, shumica dërrmuese ishin mosvotues të vjetshëm. Nga ana tjetër, ata që donin zgjedhje të parakohëshme kishin votuar vjet në shumicë dërrmuese për PD-ASHM-në ose për parti të vogla. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Eduard Zaloshnja spak korrupsion vlora hyseni edi rama SHISH Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.5% Jo 25.6% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3528 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

