JAVANEWS me Eduard Zaloshnjën, zhvilluan një sondazh në të gjithë territorin e vendit, ku pyetja kryesore ishte: “Sa bashki duhet të ketë Shqipëria, krahasuar me ato që ka sot?”. Pyetësorin e shpërndarë me një link përmes SMS-ve krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol e plotësuan 1360 banorë të rritur, duke garantuar një maksimum marzhi gabimi statistikor +/- 2.8% për kampionin e plotë, si dhe një përfaqësim të përafërt statistikor të popullsisë së rritur, nga pikpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike. LEXO edhe...Banorët në Përrenjas protestë kundër reformës territoriale: Nuk e duam bashkimin me Librazhdin (VIDEO) Nga sondazhi rezultoi se plot 60% e të anketuarve mendojnë se duhen më pak bashki se sa janë aktualisht, 34.5% mendojnë se duhen më shumë, dhe 5.5% janë të dyzuar (shihni grafikun e mëposhtëm). Këto rezultate ishin të ngjashme edhe për shtresa të ndryshme gjeografike, demografike dhe arsimore të kampionit. Teksa rezultatet ishin të ngjashme në shtresat e ndryshme gjeografike, demografike dhe arsimore të kampionit, te shtresëzimi politik ndryshon puna. Meqë në pyetësor ishte edhe një pyetje sesi kishin votuar të anketuarit në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, mund të analizohet votimi i vjetshëm i atyre që kanë zgjedhur opsionet “Më shumë”, “Më pak”, ose “I/e dyzuar”. Nga kjo analizë rezulton se te 60-përqindëshi që mendon se duhen më pak bashki, 2/3 kanë votuar vjet për PS-në. Nga ana tjetër, te 34.5-përqindëshi që mendon se duhen më shumë bashki, 3/4 kanë votuar vjet për PD-ASHM. Kurse pothuajse i gjithë 5.5-përqindëshi i të dyzuarve, vjet ose nuk votoi fare, ose votoi për parti të vogla (shihni tabelën e mëposhtme). Sa bashki duhet të ketë Shqipëria, krahasuar me ato që ka sot? Gjithsej Për kë votuan vjet? SI.E./ReportTv.al reforma territoriale Eduard Zaloshnja Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 3499 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
