Lajme Zone
Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht

Bojkoti i mësimit është shtrirë edhe në Universitetin e Elbasanit. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, mësimi nuk është zhvilluar.

Bojkoti i mësimit është shtrirë edhe në Universitetin e Elbasanit. Edhe pse një pjesë e studentëve janë paraqitur në auditorë, mësimi nuk është zhvilluar. Jashtë kamerave të Euronews Albania, studentët janë shprehur se e konsiderojnë të turpshme të vijojnë mësimin, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre po vriten në kryeqytet. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar për organizimin e një mbledhjeje apo marshimi nga studentët në Elbasan.