Pas disa refuzimeve të vazhdueshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Me sofrën e gurtë të vendosur para Kryeministrisë, me disa letra me mbishkrimet ‘Dialog’ sipër saj, kryeministri vijon të këmbëngulë se bisedimet janë zgjidhja e vetme për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve. LEXO edhe...Ergys Mërtiri: Kush e pengon PD-në të organizojë protestën e saj, që t'i duhet të vjedhë e grabisë protestat e të tjerëve? Pavarësisht njoftimit për tubim kombëtar, ditën e djeshme në Tiranë kishte pjesëmarrje të ulët të protestuesve dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi paketën anti-dhunë, e cila ka si synim ashpërsimin e masave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për të gjithë qytetarët që bëhen pjesë e protestave të dhunshme apo promovojnë dhunë, pa u bërë vetë pjesë e saj. R.Xh/ReportTv.al Dialog qeveria proteste protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.4% Jo 41.2% Nuk e di 8.5% Vota total: 556 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
